E premte, 10 Prill, 2020
15 C
Tirana

Kapet 26-vjeçari i rrezikshëm, ja çfarë i gjeti policia (FOTO)

loading...

Në sajë të operacionit të koduar “Manreka”, është bërë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit G. SH., 26-vjeç, banues në Tiranë, pasi qarkullonte me armë zjarri.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 kanë marrë informacioneve në rrugë operative se në Bathore, në rrugën “Demokracia”, një shtetas qarkullonte në orët e pasdites duke mbajtur me vete armë zjarri.

Gjatë kontrollit ushtruar ndaj të riut, i është gjetur në trup (në brez), një armë zjarri pistoletë dhe një krehër me 8 fishekë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë

Kamzë, Tiranë

Policia godet një tjetër rast të armëmbatjes pa leje.

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 5,  operacioni policor “Manreka”.

Qarkullonte me armë zjarri me vete, vihet në pranga 26-vjeçari.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri me vete, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 kanë marrë informacioneve  në rrugë operative se në Bathore, në rrugën “Demokracia”, një shtetas qarkullonte në orët e pasdites duke mbajtur me vete armë zjarri.

Bazuar në këto informacione është organizuar, zhvilluar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Manreka”, si rezultat i të cilit u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit G. SH., 26 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit G. Sh. i është gjetur në trup (në brez), një armë zjarri pistoletë dhe një krehër me 8 fishekë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.

- Reklama -
loading...

Më shumë nga kategoria



Të fundit

Polici qëllon personin e rrezikshëm, plagos gabimisht dhe një qytetare

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë. Pas një shkëmbimi me armë zjarri mes një punonjësi policie dhe një qytetari,...

Messi te Inter? Këtë herë e përgënjeshtron vetë “Pleshti”

Lionel Messi ka filluar që të mos durojë më zërat dhe lajmet e pavërteta që shpërndahen rreth tij. Argjentinasi ka zgjedhur që të përgënjeshtrojë...

Konflikt mes disa personave, një i plagosur në Tiranë

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në Tiranë. Raportohet paraprakisht, nga burime jo zyrtare se një person ka mbetur i plagosur. Ngjarja ka...

Kina apo SHBA do marrë drejtimin e botës? Konkurrencë e fortë mes dy superfuqive

Kina ka të ngjarë të dalë nga kjo krizë në një pozitë më të fortë, ndërsa SHBA-ja në një pozitë më të dobët. Kjo...

E papritur te Barcelona, gjashtë anëtarë të bordit japin dorëheqjen nga klubi

Situata në klubin e Barcelonës në këto muajt e fundit nuk ka qenë aspak e qetë. Në drejtim të presidentit Bartomeu kanë qarkulluar akuza...
Kthehu
WhatsApp KONTAKTO TT