Kronikë

Kapen 77 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar, pranga trafikantit

               Publikuar në : 10:21 - 12/02/19 M. S

Një sasi e konsiderueshme lënde narkotike është kapur në kufirin greko-shqiptar, në aksin Kozani-Janinë. Nga ana e policisë janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 77 kilogramë marjuanë.

Policia ka ndaluar një mjet që drejtohej nga një 48-vjeçar grek, i cili tashmë është arrestuar. Brenda në mjet janë gjetur 12 pako me 76 kilogramë e 900 gramë marijuanë.

Po ashtu brenda mjetit u gjet një pistoletë Browning, me një krehër me 2 fishekë 22 mm, 2 celularë dhe 250 euro.

 

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT