Mjaft i bujshëm ishte lajmi sa i takon arrestimit të 13 personave në Tiranë, për të cilët u tha se janë biznesmenë të fuqishëm. Të arrestuarit krijonin biznese fiktive, lëshonin fatura fiktive për tu rimbursuar me TVSH, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 18 miliardë lekësh. Arrestimet janë bërë dy ditë më parë, dhe personat e vënë nën pranga pritet të njihen sot me masën e sigurisë.
13 të arrestuarit kanë bërë procedura fiktive për llogari të “peshqve të mëdhenj”, njerëzve të fuqishëm nga bota e biznesit, të cilët janë shpallur në kërkim. Po kështu u njoftua se 12 biznesmenë janë ende në kërkim, dhe për të cilët, policia dhe organi i prokurorisë janë treguar të kujdesshëm në dhënien e informacionit.
Ende nuk ka asnjë emër zyrtar nga 12 biznesmenët e kërkuar, të cilët janë përfituesit e vërtetë të kësaj skeme mashtrimi, me një kosto prej 18 miliard lekësh, dëm ndaj shtetit.
18 miliardë lekë dëm shtetit/13 persona në pranga, 12 në kërkim