Pas ndeshjes Tirana-Kukësi, një person ka mbetur i plagosur lehtë gjatë mësymjes në fushë të disa tifozëve të Tiranës.
Policia e kryeqytetit konfirmuan se, disa tifozë të klubit të Tiranës janë shoqëruar.
“Më datë 06.11.2018, rreth orës 19:50 në përfundim të ndeshjes së zhvilluar midis ekipeve ‘Tirana -Kukësi’ të zhvilluar në stadiumin ‘Selman Stërmasi’, kanë hyrë në fushë disa tifozë të Tiranës ku një pjesë e tyre janë shoqëruar nga shërbimet e policisë në Komisariat për veprime të mëtejshme proceduriale.
Gjatë hyrjes së tifozëve në fushë ka mbetur i dëmtuar lehtë një shtetas të cilit i është dhënë ndihma e duhur mjekësore. Po punohet për identifikimin dhe shoqërimin e personave të tjerë”, njoftoi Policia e Tiranës.