E diel, 17 Janar, 2021
-1 C
Tirana

Kaos në rrugën “Myslym Shyri”/ Protestuesit u vënë flakën kazanëve

Vazhdon protesta për vrasjen e 25-vjeçarit, Klodjan Rasha. Protestuesit janë zhvendosur në rrugën “Myslym Shyri” pranë drejtorisë së policisë Tiranë.

Rruga është futur në kaos, ku është hedhur gaz lotsjellës dhe ka prani të shtuar të efektivë të policisë. Ndërkohë, protestuesit kanë djegur koshat e plehrave dhe kanë thyer xhamat e bizneseve në zonë.

Protestuesit kanë shkatërruar dhe goditur me sende të forta edhe godinat e Kryeministrisë, Ministrisë së Brendshme, si dhe zbukurimet e kryera për festat e fundvitit. Qindra qytetarë kanë dalë sot në protestë duke kërkuar dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Klodian Rasha, 25-vjeç është ekzekutuar me dy plumba këtë të martë, 8 dhjetor, nga një efektiv policie. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Laprakës në kryeqytet, pasi i riu kishte dalë orët e para të mëngjesit jashtë banesës së tij, duke thyer orën policore.

Policia shprehet se Rasha ka kërcënuar efektivin e policisë, ndaj ai ka qëlluar në kushtet e vetëmbrojtjes dhe në errësirë. Por, ndryshe thonë familjarët dhe fqinjët të cilët shprehen se rruga është me ndriçim dhe i riu nuk mbante asnjëherë armë me vete.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bayern-in e nderon senatori Muller, por sa vuajtje me Freiburg

Fitore me vuajtje. Bayern Munich mposht Freiburg 2-1 dhe në fund duhet të falënderojë fatin pasi miqtë goditën tranversën që mund të sillte golin...

Koronavirusi i ri në Kosovë? Dërgohen 30 mostra për verifikim në Berlin

Kosova ka dërguar 30 mostra në Berlin për të parë nëse koronavirusi i ri ka mbërritur edhe në vendin e tyre. S30 mostra të zgjedhura...

Vaksinimi kundër koronavirusit, Italia vendos rregulla të reja

Italia vendos rregulla të reja për procesin e vaksinimit kundër koronavirusit. Personat mbi moshën 80 vjeç do të rezervojnë një vend me mjekët e...

Karakaçanov: Maqedonia e Veriut, pjesa më tragjike e historisë bullgare

Zëvendëskryeministri i Bullgarisë, Krasimir Karakaçanov ka përjashtuar çdo mundësi që Sofja të heqë dorë nga kërkesat e saj në raport me Maqedoninë e Veriut,...

Foto/ Kërkesa e Rugovës për të hyrë në Shqipëri gjatë kohës së Enver Hoxhës

Ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova kishte bërë kërkesë në prill të vitit 1980 për të hyrë në Shqipëri, ku kishte treguar se qëllimi i...