Bota

Kandidati për kryeministër në Britani, dikur përdorues kokaine: Jam penduar

               Publikuar në : 22:42 - 09/06/19 Enno

Kandidati për kryeministër në Britaninë e Madhe, Michael Gove ka rrëfyer se ka qenë konsumator kokaine.

Gove, gjatë një interviste tregoi se 20 vjet më parë, në kohën kur ushtronte profesionin e gazetarit, ka qenë përdorues kokaine, teksa theksoi se është penduar.

Ministri i mjedisit kërkon që gabimi i së shkuarës të mos pengojë garën e tij për drejtimin e qeverisë dhe Partisë Konservatore.

Teksa kërkonte falje, kandidati për kryeministër theksoi se ndihej keq për gabimin e bërë. “Më vjen keq për gabimin që kam bërë. Ishte një krim, ishte një gabim.”

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT