E diel, 29 Nëntor, 2020
9 C
Tirana

Kandidati miliarder Bloomberg dhe shanset e tij

Më të lexuarat

Misteri shumëvjeçar: Ku ndodhet deklarata origjinale e pavarësisë së Shqipërisë

Deklarata origjinale e Pavarësisë së Shqipërisë, e firmosur më 28 nëntor 1912 në Vlorë nga delegatët e të gjitha krahinave të Shqipërisë etnike, nuk...

U ekzekutua me 8 plumba në Belgjikë, zbardhet identiteti i shqiptarit të vrarë

Mbrëmjen e djeshme, Brukseli u tmerrua nga të shtëna armësh, nga të cilat mbeti i vdekur një 38-vjeçar shqiptar. Ditën e sotme, është zbardhur identiteti...

Tronditet Bulqiza/22-vjeçari u qëllua nga shoku i tij, ja çfarë ka ndodhur

Policia e Bulqizës duket se është drejt zbardhjes së ngjarjes së rëndë, ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku ka humbur jetën një i ri. 22-vjeçari...

A do të na mbrojë vaksina e Covid-19?

Pretendentët kryesorë në garën e vaksinave COVID-19 kanë patur nivele të ndryshme suksesi pas provave klinike, por çfarë do të thotë kjo për luftën...

”Për dy javë zhduket Covid nga planeti”/ Mjeku popullor tregon terapinë

Mjeku popullor, Ruzhdi Metali është shprehur se virusi Covid-19, mund të zhduket për dy javë nga planeti. Në ''Zonë e Lirë'', ai tha se fillimisht...

Studimi: Ja 2 tiparet, që mund t’i bëjnë njerëzit super-përhapës të Covid-19

Provat të shumta tregojnë se super-përhapësit janë faktorët kryesorë të pandemisë Covid-19. Një numër studimesh, kanë treguar se shumica e njerëzve të prekur nga...

Covid-19 në vend/ Bien infektimet, numri i viktimave mbetet i lartë

Kurba e Covid-19, ka pësuar një rënie të lehtë në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit, 545 persona rezultuan...

28 Nëntori/ Presidenti rus, Vladimir Putin uron shqiptarët

Me rastin e 108-vjetorit të pavarësisë, Presidentit i Rusisë, Vladimir Putin, ka uruar shqiptarët përmes një telegrami urimi dërguar Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Në...

I shtruar prej 1 jave në Infektiv, mjeku humb betejën me Covid-19 (Emri)

Covid-19 i ka marrë jetën një tjetër mjeku në vendin tonë. Bëhet fjalë për mjekun okulist Ferdinand Shkrepa, i cili ndërroi jetë në moshën...

”Autorët i zunë pritë”/ Zbardhen detaje të reja nga atentati në Shkodër

Zbardhen detaje të reja në lidhje me ekzekutimin mafioz të ndodhur paraditen e sotme në Shkodër. Mësohet se autorët kanë qenë dy persona, të...

Në SHBA, rezultatet e dy garave të para mes kandidatëve për president brenda Partisë Demokrate e kanë fragmentarizuar krahun e moderuar të partisë dhe nuk kanë nxjerrë një fitues të qartë.

Disa analistë e shohin këtë si një mundësi për fushatën e ish-kryetarit të bashkisë së Nju Jorkut Mike Bloomberg, e cila tani për tani është zhvilluar kryesisht në media.

Brian Padden i Zërit të Amerikës na njeh me strategjinë jokonvencionale të miliarderit Bloomberg për të mos marrë pjesë në garat e para mes kandidatëve, por të shfrytëzojë të metat e tyre, që sipas demokratëve ua bëjnë të pamundur të mposhtin Presidentin Donald Trump në nëntor.

Autobusi i fushatës Michael Bloomberg ishte këto ditë në Richmond të Virxhinias, duke tërhequr një grup mbështetësish të zjarrtë, të cilët besojnë se biznesmeni miliarder dhe ish kryetari i bashkisë së Nju Jorkut është i vetmi kandidat demokrat që mund të mposhtë Presidentin Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

“Ai mund ta bëjë këtë. Të tjerët do të skualifikojnë veten e tyre. Është e tmerrshme. Trumpi do të na mundë fare lehtë nëse nuk kemi Bloombergun”, thotë Craig Hedley, votuesi i Partisë Demokrate.

Bloomberg nuk mori pjesë në garat e para në dy shtete mes demokratëve.

Në këto dy gara, senatori progresist i Vermontit Bernie Sanders ishte fituesi i votës popullore. Por agjenda e tij për ta bërë falas arsimin në universitete dhe kujdesin shëndetësor është parë nga shumë të moderuar si diçka polarizuese dhe ekstreme.

“Unë nuk mendoj se Sanders mund të ndërtojë një koalicion dhe ta mposhtë Trumpin. Neve na dihet dikush që mund të fitojë, një i moderuar”, thotë Deborah Hedley, votuese demokrate.

Pretendentët e moderuar – ish-kryebashkiaku i South Bendit në Indiana, Pete Buttigieg dhe senatorja e Minesotës Amy Klobuchar – janë paraqitur mirë, por mund ta kenë të vështirë tani që garat zhvendosen në shtete me më shumë votues të pakicave. Ndërkohë, ish nënpresidenti Joe Biden është paraqitur keq në dy garat e para.

Zoti Bloomberg, i cili po hyn në garë me vonesë, po e paraqet veten si një forcë bashkuese. Më parë ai ka qenë republikan.

“Unë garoj për ta bashkuar përsëri vendin, për të risjellë fjalën ‘të Bashkuara’ në emrin e vendit tonë Shtetet e Bashkuara të Amerikës,” thotë zoti Bloomberg.

Ish-kryebashkiaku ka fituar mbështetjen e disa drejtuesve partiakë, si kryetarja e bashkisë së Uashingtonit, Muriel Bowser. Ai gjithashtu ka dhuruar miliona dollarë për kandidatët demokratë dhe organizatat që luftojnë kundër ndryshimit të klimës dhe dhunës me armë.

Calandrian Simpson Kemp humbi të birin për shkak të dhunës me armë: “Askush nuk kujdeset për fëmijët tanë, por mund t’ju përmend dikë që e bën. Emri i tij është Mike Bloomberg. Ai kujdeset.”

Por zoti Bloomberg është kritikuar për taktikën policore që zbatohej në kohën kur ishte kryebashkiak, me të cilën policia ndalonte njerëzit edhe kur nuk kishte dyshime serioze. Më vonë ai kërkoi falje për këtë taktikë që synonte pakicat.

“Tani e shoh që ne mund dhe duhet të kishim vepruar më shpejt për ta ndalur këtë taktikë. Më vjen keq që nuk e bëmë,” tha ai në fund të vitit të kaluar.

Fakti që zoti Bloomberg po e financon me paratë e tij fushatën ka ngjallur kritika nga ana e kandidatit Sanders dhe të tjerë, që thonë se ai po përpiqet të blejë zgjedhjet.

E gjithë kjo do të vihet në provë kur zoti Bloomberg të garojë në votimet e Super të Martës në muajin mars, kur gara të shtrihet në 14 shtete me elektorate të mëdha dhe të larmishme. /Voa

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mos guxoni ta prekni Veton Surroin

Nga: Ben Andoni Me propozim të shoqatës “Anton Pashku”, në vitin 2015, publicistit dhe krijuesit Veton Surroi iu dha titulli i lartë honorifik “Nderi i...

Sapo kaloi koronavirusin, ndërron jetë papritur mjeku i njohur 

Bluzat e bardha janë më të rriskuara, si pasojë e pandemisë. Ndërsa ndodhen në krye të detyrës për të mbajtur në jetë pacientët e...

Kapitullimi i Gjermanisë s’duhet të jetë festë kombëtare e Shqipërisë

Nga: Kreshnik Spahiu Debati nëse Shqipëria është çliruar më 28 apo 29 nëntor tashmë është shndërruar jo veçse aspak profesional por dhe komik. Çdo vit...

Në nder të 108-vjetorit të Pavarësisë/Niagara në Kanada ndriçohet kuq e zi

Mbrëmjen e 28 nëntorit, Ujëvara e Niagarës ka marrë ngjyrat e flamurit kombëtar shqiptar. Lajmin e ka përcjellë Ambasadori i Shqipërisë në Kanada, Ermal...

Majk Tajson në super formë, rikthehet në ring si në kohët e arta (VIDEO)

Majk Tajson është rikthyer në ring, si në kohët e arta. Ai nuk i ka humbur reflekset, ndërsa i ka dhënë një goditje të...