E hënë, 1 Mars, 2021
11 C
Tirana

Kanceri: Të vërtetat dhe mitet mbi këtë sëmundje shpeshherë vdekjeprurëse

4 Shkurti ishte Dita Botërore e Kancerit. Asnjë sëmundje si kanceri, shkaku i dytë kryesor i vdekjeve në botë, nuk është subjekt i kaq shumë miteve. “Disa vjet më parë Shoqata Amerikane e Kancerit, porositi një studim mbi disa nga besimet e rreme në lidhje me kancerin, për të parë se sa të përhapura ishin ato”-thotë Paolo Vineis, kreu i njësisë kërkimore në epidemiologji dhe gjenetikën molekulare në Fondacionin e Gjenetikës Njerëzore (HuGeF) në Torino.

“Rezultatet janë zhgënjyese:1 në 4 të anketuar mendojnë se nuk është e nevojshme të ndryshojnë stilin e jetës në një moshë të re për të parandaluar sëmundjen në një moshë të mëvonshme, 3 në 10 njerëz janë të bindur se telefonat celularë shkaktojnë kancer (edhe pse kjo është ende një temë shumë e diskutueshme dhe objekt studimi, për të cilin nuk ka prova shkencore përfundimtare)”. Ja cilat janë disa nga të vërtetat dhe gënjeshtrat, që qarkullojnë shpesh:

Shumica e njerëzve me kancer, kanë pasur të sëmurë një anëtar të familjes

E gabuar. Shumica e tumoreve nuk janë të trashëgueshme. Vetëm 5-8 për qind e tyre është e trashëgueshme. Konfuzioni lind sepse thuhet shpesh që shpesh është një “sëmundje gjenetike”. Por një sëmundje e gjeneve nuk është sëmundje e trashëgueshme. Në fakt ato mund të shndërrohen në moshë madhore, apo edhe të trashëgohen në një formë të caktuar nga prindërit.

Pasi e ke konsumuar prej vitesh duhanin, lënia e tij është e padobishme

E gabuar. Studimet tregojnë se edhe pse rreziku nuk eliminohet plotësisht, shanset për t’u prekur nga kanceri i mushkërive zvogëlohen ndjeshëm, dhe rreziku i vdekjes pas 10 vjetësh nga cigarja e fundit që keni pirë përgjysmohet në krahasim me atë të një duhanpirësi. Edhe rreziku i sëmurjes nga tumore të tjera të lidhura me pirjen e duhanit (tumoret në kokë dhe qafë, fshikëzën e urinës, mëlçisë, veshkave, pankreasit, vezoreve, stomakut etj) zvogëlohet në mënyrë progresive me rritjen e kohës pa konsumuar duhan. Çdo cigare shtesë e rrit rrezikun. Ndaj çdo herë që një person vendos të lërë duhanin, ai sërish do të ketë përfitime për shëndetin e tij.

Ushtrimet fizike e parandalojnë kancerin

E vërtetë. Disa tumore janë të ndjeshëm ndaj efekteve të lëvizjes, gjë që zvogëlon mundësinë e shfaqjes së tyre. Kjo marrëdhënie direkte është demonstruar për kancerin e zorrës së trashë, endometrit dhe gjirit. Ndërsa për të tjerët, siç është kanceri i prostatës, nuk ka ende të dhëna të mjaftueshme për të nxjerrë përfundime të prera.

Ndonëse mekanizmi anti-kanceroz nuk është kuptuar ende plotësisht, ata që bëjnë sport sëmuren më pak sesa ata që kanë një jetë më sedentare. Pasi lëvizja bën që trupi të prodhojë substanca mbrojtëse apo të ulë nivelin e inflamacionit në trup dhe përqendrimet e substancave pro-kanceregjene (si disa hormone femërore apo insulina).

Ajo që bën dikush në moshë të re, ka një ndikim të kufizuar në rrezikun e prekjes nga kanceri në pleqëri

Mjafton të mendoni për rëndësinë e ushqimit të duhur apo pirjes së duhanit (një zakon që shpesh formohet në adoleshencë).Gjithmonë keni mundësi të korrigjoni sjelljet jo të shëndetshme. Por mos abuzimi më shëndetin, është strategjia më e mirë e parandalimit.

Gatimi me mikrovalë shkakton tumore

E gabuar. Nuk ka asnjë lidhje midis këtyre dy faktorëve. Furrat me mikrovalë, si radiot, lëshojnë fusha elektromagnetike me frekuencë radio. Disa studime të kryera në lidhje me këtë çështje, kanë zbuluar se nuk ka rreziqe shëndetësore.

Goditjet dhe trauma mund të shkaktojnë kancer

E gabuar. E kundërta është ndoshta e vërtetë:një tumor mund t`a bëjë një pjesë të trupit të prekshme nga aksidentet (për shembull tumori i kockave). Ndonjëherë, falë një vizite mjekësore të rastësishme për të trajtuar një traumë të vogël, vërehen ënjtje të dyshimta.

Njerëzit sot sëmuren nga kanceri më shumë se më parë

As e vërtetë, por as e gënjeshtër. Pasi nëse disa lloje tumoresh, si ai i mushkërive tek gratë janë në rritje, të tjerët, si ai i qafës së mitrës apo stomakut, janë ulur. Numerikisht, sot ka më shumë tumore, por kjo për faktin se mosha mesatare e popullsisë është rritur dhe njerëzit sëmuren sidomos në moshë të thyer. Ndërkohë, përmirësimi i aftësive diagnostike mundëson zbulimin e më shumë tumoreve, ndaj ato janë më të shpeshtë se në të kaluarën, por nga ana tjetër vdekshmëria është më e vogël se dikur.

Operacioni kirurgjikal për të hequr tumorin mund të nxisë përhapjen e tij

E gabuar. Ky është një besim i rremë që daton që nga fillimi i shekullit XX, kur shumë operacione për heqjen e tumoreve u kryen kur pacienti kishte tashmë metastaza. Sot që flasim, ky skenar është bërë më i rrallë për shkak të zhvillimit të teknikave moderne kirurgjikale dhe veçanërisht të mjeteve diagnostike si PET, që gjurmon edhe tumoret edisa qelizave.

Burimi i lajmit: https://www.focus.it/scienza/salute/cancro-i-miti-da-sfatare

Përshtatur nga TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Kreu i OBSH: Shtetet bëjnë gabim të madh nëse mbështeten vetëm te vaksina

Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi se rritja e madhe e rasteve të reja me koronavirus në 57 shtete, vjen si pasojë e varianteve të...

Kreu i PE: Të gatshëm të ndihmojmë Shqipërinë në luftën kundër Covid-19

Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli ka reaguar pas takimit në Bruksel me kryeministrin Edi Rama. Sipas Sassoli, institucioni që ai drejton dha “ok”-in për...

Kosova në pritje të konfirmimit nga COVAX për marrjen e vaksinave

Ministria në detyrë e Shëndetësisë në Kosovë tha se është në pritje të “konfirmimit final” nga COVAX për marrjen e dozave të para të...

Ukraina hedh në plehra vaksinat anti-covid, mjekët refuzuan t’i marrin

Ukrania ka hedhur poshtë disa doza vaksina anti-covid pasi mjekët kanë refuzuar që t’i marrin. Në lidhje me këtë ka folur edhe kreu i Partisë...

A mund ta kishin pushtuar dot britanikët Bashkimin Sovjetik?

Më 2 shtator 1945, presidenti amerikan Herri Truman, shpalli fundin e Lufës së Dytë Botërore. Me dorëzimin e Japonisë, bota mund të merrte frymë...