Kancelarja gjermane, Angela Merkel refuzon të marrë vaksinën e AstraZeneca-s

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka refuzuar të marrë vaksinën e kompanisë AstraZeneca. Vaksina e AstraZenecës dhe Universitetit të Oksfordit është e sigurtë dhe efektive për personat nën 65 vjeç, por për kategoritë e tjera nuk është aprovuar, shkruan Standard.

Gjatë fjalës së saj, Merkel mori shembull veten dhe tha se nuk i përket grupit të personave që mund të marrin vaksinës e AstraZenecës pasi është 66 vjeçe.

“Unë jam 66 vjeç dhe nuk i përkas grupit te rekomanduar për AstraZeneca-n. Por ajo është një vaksinë e besueshme, e sigurt dhe efikase, e aprovuar nga Agjencia Europiane e Barnave dhe në Gjermani është rekomanduar për moshat deri në 65 vjeç. Të gjithë autoritetet na thonë se kësaj vaksine mund t’i besohet. Për sa kohë vaksinat janë në mungesë nuk ke shumë mundësi zgjedhjeje se me çfarë të vaksinohesh”, tha Merkel.

Vaksina e AstraZneca dhe Universitetit të Oksfordit është miratuar nga EMA për përdodim emergjent vetëm për personat nën 65 vjeç, për shkak të disa raporteve që dolën se ajo nuk ishte e sigurtë.