Kanadaja nuk lejon Princ Harry dhe Meghan që të jenë banorë të vendit

Një javë më parë mori dhenë lajmi se Princ Harry dhe Meghan Markle kishin vendosur të hiqnin dorë nga roli i tyre në familjen mbretërore.

Ata janë shprehur se duan të shpërngulen në Kanada, por si duket nuk i kanë marrë mirë parasysh pasojat e vendimit të tyre. Mediat e huaja shkruajnë se Kanadaja nuk i ka pranuar ata si banorë të vendit, me justifikimin se kjo gjë është kundër ligjit që vendi ka.

“Jeni të mirëpritur të vizitoni vendin, por për aq kohë sa jeni pjesë e familjes mbretërore. Kanadaja nuk mund t’ju lejojë të vini të qëndroni pasi prish një tabu kushtetuese”, shkruhet në artikullin e publikuar.

Duka dhe dukesha e Sussex nuk kanë reaguar ende ndaj kësaj deklarate.