Kanada, arrestohet babai që nuk iu drejtua vajzës transgender me përemrin ‘ai’

Një baba kanadez u arrestua për “ofendim” të vajzës së tij 14-vjeçare pasi e quajti atë “vajzë” dhe duke iu referuar asaj me përemrat “ajo” dhe “asaj”.

Robert Hoogland – babai i një fëmije biologjikisht vajzë, 14-vjeçare që e identifikon veten si transgjinore dhe preferon përemrat mashkullorë – u gjet në kthetrat e gjykatës kanadeze dhe u burgos të martën, pasi e quajti në mënyrë të përsëritur vajzën e tij “vajza” e tij, pavarësisht nga ligji që e ndalon këtë gjë siç raportoi ‘Post Millennial’.

Prokurori i Përgjithshëm i ‘British Colombia’ thuhet se ka lëshuar një urdhër arresti për përbuzje.

Zoti Hoogland kundërshtoi që vajza e tij adoleshente t’i nënshtrohet procedurave mjekësore të lidhura me transgjinorët dhe ka shprehur vazhdimisht kundërshtimin e tij me shpresën për të shpëtuar vajzën e tij nga dëmi i pakthyeshëm.

Kujtojmë se qeveria e Xhastin Trudo, kryeministri ultra-majtist kanadez, ka nxjerrë legjistlacion që i urdhëron njerëzit të thërrasin një individ tjetër me përemrat që ky i fundit kërkon dhe jo me përemrin që i përket gjinisë së tij/saj.