E diel, 28 Nëntor, 2021
13.5 C
Tirana

Kanab*si mes domateve/Ministria e Bujqësisë sqaron si qëndron e vërteta

Më herët, Ministrja e Bujqësisë Milva Ekonomi shpërndau në rrjetet sociale një video gjatë një takimi në disa sera në Lushnje. Në disa sekuenca të videos shfaqen disa bimë kanabisi, për të cilën Policia e Shtetit trumbeton me të madhe se po punon pa ndalur për ta asgjesuar.

Pas zhurmës së krijuar në media në lidhje me disa bimë të dyshuara kanabis që u shfaqën në një video të Ministrisë së Bujqësisë në Lushnje, një sqarim zyrtar ka ardhur në lidhje me këtë çështje.

Ministria, me anë të një shkrese citon se mbjellja e kanabisit bëhet në bashkëpunim me policinë dhe Prokurorinë, për arsye shkencore. Në këtë kuadër, bazuar në kërkesat e Prokurorisë/Policisë së Shtetit, kryen për llogari të hetimeve të tyre mbjelljen e farërave të bimëve të dyshuara si bimë narkotike. Po në qëndrimin publik thuhet se kjo formë e bashkëpunimit është e hershme dhe e vazhdueshme midis QTTB-ve dhe Prokurorisë/Policisë, në funksion të evidentimit të farërave të dyshuara nëpërmjet mbjelljes dhe rritjes deri në një fazë të caktuar. Prej vitit 2010, kjo procedurë bëhet sipas një protokolli të përcaktuar qartë, që fillon nga marrja në dorëzim e farërave, mbjellja e tyre, shërbimet dhe dorëzimi i bimëve sipas dokumentacionit përkatës.

Nga ana tjetër, gazetari që zbuloi skandalin është shprehur se dyshimet i lindën kur videoja u zhduk. Granit Sokolaj, gazetari që trajton çështjet e Bujqësisë, ishte i pari që zbuloi skandalin. “Një moment gjatë videos, kishte një bimë që ishte e dyshimtë, që unë dyshoja se ishte kërp, e ngjante shumë me hashashin, ia dërgova zëdhënësit të Ministrisë, nuk e pyeta se ishte kanabis. E parandjeva se ishte diçka, por unë e shkarkova videon. Ishte e dielë, e s’pata reagim, më pas më tha një miku im se e kanë fshirë videon. Dikush më tha se video ishte censuruar, e prerë. Kjo më bëri të dyshoja. Deri në këtë moment nuk ka asnjë reagim nga ministrja Ekonomi dhe Ministria. Po të shihen dy videot, janë të edituara. Gabimi im është se nuk e logoja videon time”, tha Sokolaj teksa ishte i ftuar në emisionin “Breaking”.

Njoftimi i Ministrisë

Në vijim të disa raportimeve dizinformuese në media të ndryshme informojmë si më poshtë: Qendra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore (QTTB) Lushnjë, ka në objektin e punës kërkimin/transferimin e teknologjive bujqësore për kulturat perimore dhe grurin si dhe identifikimin, testimin, përshtatjen e metodave dhe inputeve të reja në praktikat bujqësore. Kjo qendër disponon edhe një serrë për prodhimin dhe testimin e fidaneve të llojeve të ndryshme.

QTTB Lushnjë, në fushën e saj të veprimtarisë bashkëpunon me ente publike dhe private. Në këtë kuadër, bazuar në kërkesat e Prokurorisë /Policisë së Shtetit, kryen për llogari të hetimeve të tyre mbjelljen e farërave të bimeve të dyshuara si bimë narkotike. Bimet në fjalë janë mbjellë sipas kërkesës së tyre më shkresën numër 369, datë 4.05.2021.

Kjo formë e bashkëpunimit është e hershme dhe e vazhdueshme midis QTTB-ve dhe Prokurorisë/Policisë, në funksion të evidentimit të farërave të dyshuara nëpërmjet mbjelljes dhe rritjes deri në një fazë të caktuar.

Që prej vitit 2010 kjo procedure bëhet sipas një protokolli të përcaktuar qartë, që fillon nga marrja në dorëzim e farërave, mbjellja e tyre, shërbimet dhe dorëzimi i bimëve sipas dokumentacionit përkatës. Për mbjelljen e këtij numri të kufizuar bimësh shfrytëzohen të njejtat ambiente që përdoren edhe për kultivimin e bimëve të tjera.

Gjithashtu në vijim të sqarimit të opinionit publik referuar lajmeve të fundit mbi një zjarr të rënë në QTTB Lushnjë, informojmë se ky informacion është i pasaktë. Bëhet fjalë për një zjarr në një sipërfaqe të kufizuar toke në distancë me këtë qendër, ku digjeshin mbeturina kashte (hamullash) pas korrjes së grurit. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural mbetet e hapur dhe në dispozicion për çdo informacion tjetër që mund të nevojitet.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Masakrimi i masakrës

Nga: Luçiano Boçi  Kur ndodh një krim, gjëja kryesore që bëjnë autorët është djegia e mjeteve me të cilat kryhet krimi. Pra asgjësohet vetë krimi....

I ndaloi keçapin lojtarëve, kompania nuk ia përton Antonio Kontes

Emërimi i Antonio Kontes në krye të Totenhemit, solli ndryshime në klub. Tekniku i dha një vemendje të veçantë ushqimeve që konsumonin lojtarët, të...

FORMULA 1/ Presidenti ‘tradhton’ Shumakerin: S’është më i miri i historisë

Presidenti i FIA-s i ka befasuar të gjithë, duke mos e kurorëzuar si më të mirin ish-pilotin e tij në kohën e Ferrarit. Zhan...

Skandali me pagesat e UEFA-s, FSHF publikon “provat” e gabuara

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë sot me një tjetër qëndrim zyrtar rreth çështjes së skandalit të shpërndarjes së fondeve të UEFA-s, në mënyrë...

Kreu zbulime që e revolucionarizuan shkencën: Kush ishte Galileo Galilei

Në cilësinë e ”babait” themelues në fushën e fizikës dhe astronomisë, Galileo Galilei është i njohur për kontribute të panumërta në shkencë. Mendimtari italian,...