Tirana Today
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Retrospektivë

Kampionët e burgjeve të komunizmit: Si kaloi 30 vjet qelive çami nga Konispoli

4 vjet ago
in Retrospektivë, Të Gjitha
Kampionët e burgjeve të komunizmit: Si kaloi 30 vjet qelive çami nga Konispoli

Nga Kastriot Dervishi/ Rexhep (Rexho) Plaku, lindur më 1895 në Konispol, me dy dënimi të gjata, është i dyti nga pjesëtarët e komunitetit çam që ka vuajtur më shumë vite burgim nën diktaturën komuniste me 29 vjet, 11 muaj dhe 12 ditë. Ishte kunat i Teme e Taho Sejkos dhe baba i 8 fëmijëve. Figurë e njohur në Konispol në vitet e qëndresës antifashiste.

-Periudha e vuajtjes së burgimit:

1946-1956: 9 vjet, 7 muaj, 6 ditë

1959-1980: 20 vjet, 4 muaj, 6 ditë

-Mosha në fillim të dënimit: 51 vjeç

-Mosha në mbarim të dënimit: 85 vjeç

Dënimi i parë

Rexhep (Rexho) Plaku kishte dashur të dilte deputet në zgjedhjet e 2 dhjetorit 1945. E vetmja gjë që kishte ngritur si shqetësim nga populli ishte që reforma agrare në Konispol të shtyhej ca kohë sepse zona kish dalë e shkatërruar nga lufta. U arrestua më 20.7.1946. Në hetuesinë e datave 2-10 gusht 1946, para hetuesve Gjolekë Aliu e Ahmet Alushi në Seksionin e Sigurimit të Gjirokastrës, nuk pranon akuzat që i bëheshin. Akuzat e prokurorit kapiten II Vangjel Kocani, formuluar më 7.12.1946, janë gati qesharake. E akuzonte për sabotim të reformave shtetërore si reforma agrare, “lidhje me reaksionarët e huaj”, duke punuar “kundra interesave të atdheut” për ta vënë “në një regjim të huaj e shtypës”; mbledhje me “elementë të pakënaqur” për t’u bashkuar me Haki Rushitin e Ali Nivicën; si dhe për agjitacion e propagandë në favor të luftës së tretë botërore midis SHBA-së e Bashkimit Sovjetik e prej nga ku jugu i Shqipërisë do i aneksohej Shqipërisë. U gjykua në grup së bashku me të pandehur të tjerë, nga Gjykata Ushtarake e Gjirokastrëse cila, pavarësisht se nuk doli asnjë provë, me vendimin nr.200, datë 17.12.1946, e deklaroi fajtor në bazë të neneve 14, 15, 18, 19, të ligjit nr.41, datë 14.1.1945 dhe nenit 1 të ligjit nr.21, datë 15.12.1944 duke e dënuar me vdekje, por ky dënim iu kthye në burgim me 30 vjet burgim. Doli nga burgu më 26.2.1956.

Dënimi i dytë

Pas lirimit u internua në Kavajë. Jetoi në kushte të vështira. Duke mos pasur rrugë tjetër, u orvat të arratisej. U arrestua në postën kufitare të Kozelit në Kolonjë, më 27.10.1959, duke qenë 64 vjeç. Për fatin e tij të keq, e zuri një krizë zemre dhe nuk mundi të realizojë arratisjen. Shokët e tij Xhafer Aliçka dhe Malo Skorovodi, mundën të arratisen me sukses. U akuzua edhe për agjitacion. Pyetet nga hetuesit Irfan Shaqiri, Ali Xhunga, Vangjel Kote, Nazif Shehu. Procesi zgjati shumë në vite sepse u lidh me “komplotin çam” që u “zbulua” në vitin 1960. Në fund u la të dënohej me nenet 64/10 dhe 73 të Kodit Penal. U gjykua nga Gjykata Ushtarake e Tiranës, e cila me vendimin nr.99, datë 25.7.1961 e shpalli fajtor dhe e dënua me 25 vjet burgim. Regjimi nuk i fali asgjë dhe e la në burg. U lirua nga burgu më 5.3.1980 duke dalë prej andej në moshën 85 vjeçare./ 55news/

TË LIDHURA

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për “Paketën e Rinisë”
Kryesore

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për “Paketën e Rinisë”

12:39 | 15/12/2022
Sa bukur dhe sa turp, o Zot!
Editorial - Opinione

Sa bukur dhe sa turp, o Zot!

15:29 | 08/12/2022
Studimi i ri/Ja çfarë dëme i shkakton trurit të njeriut presioni i lartë i gjakut
Bota

Studimi i ri/Ja çfarë dëme i shkakton trurit të njeriut presioni i lartë i gjakut

14:40 | 08/12/2022
Next Post
Manchester United mposht Tottenham, fitorja e pestë radhas falë super De Geas (Video)

Manchester United mposht Tottenham, fitorja e pestë radhas falë super De Geas (Video)

Video/ Momentet dramatike të uljes së anijes kozmike kineze në Hënë

Video/ Momentet dramatike të uljes së anijes kozmike kineze në Hënë

Roma-Atalanata/Gasperini i beson Gjimshitin, Panucci në stadium

Atalanta i vendos çmimin Gjimshitit, ja sa duhet të paguajnë turqit e Besiktas

JU REKOMANDJOMË

Klodiana Lala plas deklaratën ‘bombë’ për Arta Markun: Mori ndihmë mjekësore dhe…

Klodiana Lala plas deklaratën ‘bombë’ për Arta Markun: Mori ndihmë mjekësore dhe…

4 vjet ago
Debati për letrën dërguar Enverit/ Spartak Ngjela: Shkrimtarin e mbrojti vetëm…

Debati për letrën dërguar Enverit/ Spartak Ngjela: Shkrimtarin e mbrojti vetëm…

6 vjet ago
Ministrja gjermane e Mjedisit bën thirrje për ndalimin e qeseve plastike

Ministrja gjermane e Mjedisit bën thirrje për ndalimin e qeseve plastike

3 vjet ago
Endri Prifti paralajmëron ish-gruan: Kush cënon të më vjedhë, do përfundojë në burg

Endri Prifti paralajmëron ish-gruan: Kush cënon të më vjedhë, do përfundojë në burg

8 muaj ago




TË FUNDIT

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për “Paketën e Rinisë”
Kryesore

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për “Paketën e Rinisë”

by genti
12:39 | 15/12/2022
0

Pranë ambienteve të Universitetit Europian të Tiranës, u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit midis Credins bank dhe këtij...

Sa bukur dhe sa turp, o Zot!

Sa bukur dhe sa turp, o Zot!

15:29 | 08/12/2022
Studimi i ri/Ja çfarë dëme i shkakton trurit të njeriut presioni i lartë i gjakut

Studimi i ri/Ja çfarë dëme i shkakton trurit të njeriut presioni i lartë i gjakut

14:40 | 08/12/2022
Koreja e Jugut: Sistemi i moshës do të standardizohet nga viti 2023

Koreja e Jugut: Sistemi i moshës do të standardizohet nga viti 2023

14:16 | 08/12/2022
Berisha në Kuvendin e FRPD: Shqipëria nuk shpëtohet me lutje, por me revolucion!

Berisha në Kuvendin e FRPD: Shqipëria nuk shpëtohet me lutje, por me revolucion!

13:56 | 08/12/2022

Tirana Today


© 2023 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog

© 2022 TiranaToday Dev by : Techzero1.com