Futboll

Kampion dhe në ‘Instagram’, shuma marramendëse që Ronaldo fiton për një postim


               Publikuar në : 13:57 - 06/08/19 Enno

Sulmuesi portugez i Juventusit, Cristiano Ronaldo renditet si futbollisti që fiton më shumë se të gjithë sportistët e tjerë për çdo foto që zgjedh të shpërndajë në profilin e tij në “Instagram”.

Ronaldo fiton plot 975 mijë dollarë për çdo postim të hedhur. Po ashtu, përqafon vendin e tretë në renditjen e përgjithshme të njerëzve të famshëm që fitojnë më shumë nga “Instagram”. Cristiano renditet pas modeles Kylie Janer e cila arkëton për çdo postim 1.266 milion dollarë, dhe këngëtares Ariana Grande (996 mijë dollarë).

Nga ana tjetër, mes sportistëve që fitojnë më shumë të ardhura nga ky rrjet social janë edhe David Beckham dhe Serena Williams.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT