E mërkurë, 27 Janar, 2021
2 C
Tirana

Aksidenti/Vajzat ishin kunata, zbardhet vendimi i prindërve të viktimës

Sot pritet të jepet masa e sigurisë për Denisa Dokun, të renë e cila drejtonte automjetin tip “Smart” kur ndodhi aksidenti tragjik, e ndërroi jetë Alida Spahiu, 22-vjeçe. Aksidenti tragjik ndodhi mbrëmjen e së shtunës në Kamëz, ku 19-vjeçarja Denisa Doku, shoferja e ‘Smartit’ i preu rrugën ‘Benzit’ dhe shkaktori përplasjen fatale.

Nga përplasja e fortë, Alida nuk mundi të jetonte. Prindërit e viktimës kanë zbuluar se Alida Spahiu ishte e fejuara e vëllait të Denisa Dokut.

Prindërit e viktimës kanë kërkuar në gjykatë, për shkak të lidhjeve familjare, që 19-vjeçarja të mos ndiqet penalisht. “Marrëdhëniet tona me familjen Doku janë të sqaruara. Kemi marrëdhënie familjare, pasi Alida ishte e fejuara e vëllait të Denisës”, thonë familjarët.

Mësohet se avokati Bardh Koçi ka kërkuar një masë të lehtë sigurie, pasi 19-vjeçarja duhet t’i jepet mundësia që të vazhdojë shkollën. “Duhet te ndalohej edhe drejtuesi i “Benzit” deri sa te dalë ekspertiza. Aksidenti ka ndodhur në momentin që ‘Smarti’ do të merrte kthesën. Drejtuesja e mjetit nuk ka qenë e alkoolizuar, dhe nuk ka qenë me shpejtësi”, ka thënë avokati.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Tension dhe përmbysje, Interi eliminon Milanin në minutën e 97-të

Interi triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Milanit, në derbin e vlefshëm për çerekfinalen e Kupës së Italisë, ku nuk mundoi as tensioni. Ibrahimoviç dhe Lukaku...

Skënder Brataj tregon numrin e personelit mjekësor të vaksinuar

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka bërë me dije shifrat e personelit mjekësor që është injektuar me vaksinën anti-covid deri më tani në...

Shkel rregullat e rrjetit social, Twitter i mbyll llogarinë Genc Pollos

Platfotma Twitter i ka mbyllur llogarinë ish-deputetit të PD, Genc Pollo, për shkak se ky i fundit ka shkelur rregullat e rrjetit social. Lajmin e...

Haradinaj mesazh Serbisë: Do forcojmë policinë dhe ushtrinë e Kosovës

Kandidati për President në Kosovë, Ramush Haradinaj ka përcjellë një tjetër për fqinjët, Serbinë. Haradinaj u shpreh se Kosova nuk do e mbajë më kokën...

Kur lali Eri gjobit Ndrangheta-n

Nga: Dritan Hila Sapo kapën implikimin e tre personave italianë që bënin kështjella në rërë për biznese në Tiranë dhe ku përmendej edhe mafia kalabreze,...