Shqipëria

Kamera e fshehtë e “Stop”/ Seks dhe dhurata për provimet e Universitetit


               Publikuar në : 13:55 - 17/09/19 M. S

Emisioni “Stop” sjell sonte një tjetër skandal, përmes kameras së fshehtë. Burime nga stafi i ngushtë i programit të mirënjohur, bëjnë me dije se auditoret e Universitetit dhe mënyra sesi merren provimet në to, do të jenë në qendër të skandalit.

“Stop” ka dokumentuar me zë dhe figurë, sesi pedagogu i kërkon një studenteje raport intim, në këmbim të marrjes së provimeve. Jo vetëm lëndën e tij, por nëse vajza është e gatshme, për atë që i kërkon profesori, ai do t’ia zgjidhë të gjitha provimet, duke korruptuar edhe kolegët me njohje e dhurata.

Për cilin universitet dhe pedagog bëhet fjalë, është e pamundur të mësohet nga drejtuesit e programit. Gjithçka do të zbardhet sonte në mbrëmje, në ekranin e TV Klan, në orën 20:10.

 

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT