Kamer Qaka është një ndër lojtarët shqiptar më të përfolur në këtë merkato transferimesh. Flitet shumë për një interes nga Italia, apo nga ekipet elitë të Rumanisë, por deri tani asgjë nuk është bërë konkrete. Qaka në një intervistë për mediat rumune ka treguar ambiciet që ka në jetë dhe problemet e shumta financiare.
Cilat janë objektivat personalë të Qakës?
Qëllimi i im është të luaj futboll të bukur dhe të bëj performanca të mira. Me ekipin dua që të ecim sa më shumë në Kupën e Rumanisë. Si çdo lojtar ëndërroj të luaj në Ligën e Kampionëve, por nuk e di se deri në çfarë niveli do të shkoj. Vetëm Zoti e di se çfarë do të ndodhë.
Zërat e merkatos?
Jam i lumtur te ekipi aktual. Di që shumë ekipe kanë pasur interes për mua. Steaua më pëlqen, është ekip interesant. E përballoj presionin. Kluj është ekipi më i mirë në Rumani.
Nga cili lojtarë inspirohesh?
Lojtari që më pëlqen më shumë këtu është Alex Baluta, i shpejtë dhe i furishëm. Ka nivel të lartë. Idhulli im është Marco Verrati.
Ku ndryshon futbolli rumun nga ai norvegjez?
Trajneri ka besim te unë, bisedon shumë me mua dhe kjo më bën të shprehem më mirë. Në Rumani futbolli ka më shumë seriozitet se në Norvegji. Këtu janë të drejtpërdrejtë, nëse humbet të vihen në dukej gabimet.
Diçka nga jeta personale e Qakës?
Jetoj në Iasi me gruan dhe qenin tim. Shikojmë shumë filma, nuk dalim shumë në qytet. Qyteti është i madh dhe ka njerëz të mirë. Vajzat? Janë të bukura, por nuk mund të flas për ta se do të më vriste gruaja. Nuk i kam parë aq mirë. Ushqimi rumun është në rregull. Supë me mish viç është i preferuari im”.
Çfarë do ishe bërë nëse nuk do të ishe futbollist?
Unë nuk e di se çfarë do të isha nëse nuk do të isha futbollist. Unë nuk kam bërë shumë shkollë. Familja është gjithçka për mua. Kushtet financiare nuk janë shumë të mira për familjen time. Ata janë në pension, por nuk mund të jetojnë me pension. Dua të fitoj shumë para dhe t’i mbështes ata. Kjo është e vetmja dëshirë që kam.