E mërkurë, 23 Shtator, 2020
22 C
Tirana

Kamala Harris, gruaja që bëri histori në SHBA

Më të lexuarat

I riu rrahu dhe goditi disa herë me thikë të moshuarin/ Gazetari: Kreu i Policisë në Kavajë të japë dorëheqjen

Gazetari i njohur, Mentor Kikia, ka reaguar ashpër pas publikimit të rastit në Kavajë, ku një i ri rreh një të moshuar në lokal...

Aleksandër Solonik, kush ishte killeri më famëkeq i mafies ruse

Aleksandër Solonik lindi në Rusi, por ishte me origjinë nga Greqia e Veriut. Për këtë arsye njihej edhe si ‘Sasha Maqedonasi’. Që fëmijë tregoi...

Konflikt në Durrës/ Humb jetën 33-vjeçari, sherri nisi për një parakalim

Një 34-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Durrës. Idajet Dulla, 33 vjeç, ka mbërritur në Urgjencën e Spitalit Durrës me plagë thike. Dyshohet...

Rriten tensionet, Turqia bën lëvizjen e papritur 24 orë para samitit të BE

Turqia ka bërë një lëvizje të papritur vetëm 24 orë para Samitit të Bashkimit Evropian, për të shqyrtuar çështjen e përplasjes me Greqinë në...

“Ju tregoj kapterin e kampit të Tepelenës, që ndiqte vajzat e nuset e reja dhe i fuste tek magazina”/Dëshmia e të arratisurit në ’66-ën

Nga: Dashnor Kaloçi Memorie. al publikon disa nga historitë e panjohura të ndodhura në Kampin e Tepelenës, ku pas vitit 1947, regjimi komunist i Enver...

Arrestoi Nehat Kullën dhe Tan Kateshin, policia shoqëron kolonel Edmond Kosenin

Policia e Peqinit ka ndaluar ish-drejtorin e Policisë së Elbasanit, kolonel Edmond Kosenin. Pasi është shoqëruar në ambientet e komisariatit ai është lënë i lirë. Kush...

Ndahet nga jeta Faik Perkoxha, personi që tërhoqi qenin zvarrë pak ditë më parë

Është ndarë nga jeta ditën e sotme për shkak të infarktit në zemër 50-vjeçari, i cili pak ditë më parë u arrestua për keqtrajtimin...

Londër/ Arrestohen tre shqiptarë, kishin disa shtëpi hashashi

Policia britanike ka arrestuar tre shqiptarë. Ata merreshin me kultivimin e hashashit dhe janë kapur duke kultivuar bimën narkotike në disa shtëpi. Personat e...

Kush ishte gjyshi i Ava Max, aktori shqiptar që u nda nga jeta sot

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Ava Max, ndau sot me ndjekësit e saj lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të gjyshit të...

FOTO/ Ndryshimi i Alvin Berishës gati 1 vit pas kthimit nga kampi Al-Hol

Të gjithë e mbajmë mend historinë e 11-vjeçarit, Alvin Berisha, i cili doli nga “kampi i ferrit” Al Hol në Siri. Por si duket...

Në zgjedhjen e Kamala Harris si zëvendësen e tij, kandidati demokrat për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, tregoi se është në gjendje të “lexojë” mirë politikën amerikane.

Në vazhdën e lëvizjeve të fuqishme si #MeToo dhe #BlackLivesMatter, zgjedhja e Kamala-s ishte jo vetëm një zgjedhje e sigurt, por edhe moment historik që u pasi një përkulje e harkut të historisë drejt drejtësisë.

Nëse Joe Biden shpallet fitues, Kamala Harris do të jetë zëvendëspresidentja e parë aziatiko-amerikane në SHBA, zëvendëspresidentja e parë me ngjyrë dhe zëndendëspresidentja e parë grua.

Sigurisht që emri i saj nuk do t’i kthejë josimpatizantët e Biden në votues pro tij, megjithatë mund të sinjalizojë njerëzit me ngjyrë që të votojnë për të.

Kamala, me profesion avokate, është anëtare e Partisë Demokratike dhe gruaja e dytë afro-amerikane dhe e para indiano-amerikane që shërben në Senatin e Shteteve të Bashkuara..

Harris, 56 vjeç, lindi në Oakland, Kaliforni.

Nëna e saj, Shyamala Gopalan, ishte shkencëtare e kancerit të gjirit e cila emigroi nga Tamil Nadu, Indi në 1960 për të ndjekur një doktoraturë në endokrinologji në Universitetin e Kalifornisë, Berkeley.

I ati i saj, Donald J. Harris, ishte një profesor i njohur i ekonomisë në Universitetin Stanford, i cili emigroi nga Xhamajka në vitin 1961 për studime pasuniversitare për ekonomi në Bekerley. Të dy prindërit e saj ishin aktivistë për të drejtat e njeriut dhe në marshimet për të drejtat civile në vitet 1960, i merrnin edhe vajzat me vete.

E motra e saj, Maya Harris, është ndihmësja e saj. Maya është avokate, aktiviste e të drejtave të njeriut dhe ka punuar në 2016-n në fushatën e Hillary Clinton.

Së fundmi, Kamala nisi një legjislacion në mbështetje të edukimit për fibromat e mitrës, që synon të forcojë më tej këto çështje (tumoret jokanceroze që rriten dhe zhvillohen në mitër). Kamala mbështeti gjithashtu Marrëveshjen e Re të Gjelbër, të propozuar nga Alexandria Ocasio-Cortez dhe Edward J. Markey, një rezolutë që paraqet një plan të Shteteve të Bashkuara për kontributin në lidhje me ndryshimet klimatike.

Lexo edhe :   Rrëzohet aeroplani në SHBA, ndërrojnë jetë katër persona
Lexo edhe :   Si janë 24 orët e fundit të jetës së një të dënuari me vdekje në SHBA

Harris prej kohësh ka kritikuar politikat e Donald Trump, si për shembull ndërtimi i murit në kufi me Meksikën. Ajo reagoi ashpër kundër vendimit për t’i dhënë fund programit të Obama-s që mbron fëmijët e emigrantëve të paligjshëm.

Harris ndër të tjera është mbështetëse historike e LGBTQ+, madje është e para që zyrtarizoi martesat ligjore brenda të njëjtit seks në Kaliforni. Barack Obama u shpreh se “Kamala është shumë më tepër se e përgatitur për të qenë zëvendëspresidente”.

Kamala ka botuar dy libra. Në “The Truths We Hold” tregon kujtimet e fëmijërisë dhe hapat e parë në karrierën e saj në Kaliforni, ndërsa në librin e dytë, “Superheroes Are Everywhere”, paraqet fotografi për fëmijë përmes të cilave synon që të motivojë brezin e ri që të gjejë mënyra për ta bërë botën një vend më të mirë.

Kamala është e martuar që prej vitit 2014 me avokatin Douglas Emhoff, shkruan “anabelmagazine”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Ben Çami” i arrestuar për lëndë narkotike/ OFL godet mikun e Emiljano Shullazit

OFL i ka dërguar letër për deklarimin e pasurisë një tjetër personi të skeduar. Bëhet fjalë për shtetasin Lutfi Enver Shabani me banim në...

“Do i marrim prapë nëse na duhen”, Shqipëria merr borxh 30 respiratorë nga Danimarka

Shqipëria po përballet me një situatë të vështirë, si pasojë e COVID-19. Të infektuarit janë në shifra të larta. Për fat të keq, e...

“Erë paqeje”, Greqia dhe Turqia gati për bisedime

Pas tensioneve që kanë muaj që po zgjasin mes Greqisë dhe Turqisë për kërkimet nën ujore, në atë që konsiderohet prej dy vendeve si...

Izolimi nuk dha rezultat, Izraeli po përballet me një situatë të papritur

Pavarësisht masave shtrënguese dhe rikthimit të izolimit, Izraeli vijon të shënojë një numër shumë të madh rastesh të reja me koronavirus. Rezultatet kanë qenë të...

Masivi shkëmbor bie brenda lokalit në Vlorë, një i plagosur

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar incidente në vend, dhe një prej rasteve është shënuar në Vlorë. Në Kaninë ka pasur rrëshqitje gurësh të...