E shtunë, 24 Korrik, 2021
19.5 C
Tirana

“Kam punuar shumë”/ Rebelohet deputetja e ‘kërpëratave’: Ç’ju duhet juve?

Majlinda Halilaj mori emërtimin “Deputetja e kërpëratave” pas fjalimit plot gafa në Kuvend. Deputetja që zevendësoi Bashën u ngatërrua dhjetëra herë, dhe e justifikoi këtë më pas me faktin se kishte probleme me syrin.

Ajo u përpoq të shpjegonte si do të funksionojë Korporata e Investimeve, por pati probleme të vazhdueshme në të lexuarin. Në seancën e fundit plenare, ajo është pyetur nga gazetarët nëse i vinte keq që nuk do të ishte më deputete në Kuvend. Ajo është rebeluar kur është pyetur se kush ishte ligji më i rëndësishëm që kishte votuar. E ndjerë ngushtë, deputetja ia ka prerë shkurt gazetarëve. Majlinda Halilaj ishte renditur e 47-ta në Listën e Partisë Demokratike për vitin 2017, listë e cila mban firmën e Lulzim Bashës.

Biseda:

Ju vjen keq që nuk do jeni më në Parlament?

Jo, nuk më vjen keq.

E keni përmbushur misionin tuaj?

E kemi përmbushur.

Për çfarë do mbaheni mend?

Besoj se kam punuar shumë.

Kush është ligji më i rëndësishëm që keni votuar?

Ç’ju duhet juve?

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shembet ura në Siberi, bllokohet hekurudha më e gjatë në botë

Vërshimet si pasojë e reshjeve të furishme në Siberi kanë çuar në shembjen e një urë, duke e shkëputur hekurudhën siberiane, më e gjata...

Kina vendos sanksione ndaj shtatë shtetasve amerikanë

Kina njoftoi të premten se po vendos sanksione ndaj disa shtetasve amerikanë në përgjigje të sanksionimit nga ana e Shteteve të Bashkuara të shtatë...

KPK, pikëpyetje për pasurinë dhe profesionalizmin e prokurores Daniela Sulaj

Prokurorja Daniela Sulaj, e komanduar si inspektore pranë Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, u përball të premten më 23 korrik me Komisionin e Pavarur...

Gjykata i refuzon kërkesën për liri, Hashim Thaçi mbetet në paraburgim

Gjykata Speciale e Hagës ka marrë vendim që t’i refuzohet kërkesa ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, që ky i fundit të mbrohet në liri. Edhe...

Koronavirusi, Manastirliu tregon numrin e të vaksinuarve në 24 orët e fundit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar shifrat e të vaksinuarve kundër koronavirusit në vend. Manastirliu bën me dije, se mbi 13...