Dy motra që kanë mbetur në Kabul, i kanë thënë BBC-së se si kontrolli i talebanëve i ndryshoi plotësisht jetën e tyre.
Motrat, duke përdorur emrat Fatema dhe Maryam, për të mbrojtur identitetet e tyre të vërteta i thanë programit të radios OS të BBC-së, se nuk kanë dalë nga shtëpia.
“Unë jam vërtet e frikësuar nga talebanët”, tha Fatema. “Pjesa më e keqe e ditës sime është të shoh talebanët në vendin tonë, dhe t’i shoh ata me uniformën e policisë sonë”.
Ajo tha se familja e saj janë kryesisht gra, kështu që duhet të mbështeten tek babai dhe vëllai i saj i vogël për të dalë jashtë për të marrë furnizime.
“Ne kemi humbur gjithçka në Afganistan, veçanërisht vajzat. Qëllimi im i vetëm është të largohem nga vendi”, u shpreh ajo.
Maryam tha se: “Askush nuk është në rrugë. Unë thjesht qaj dhe ndihem shumë keq”.
“Unë nuk mund të shkoj në punë. Unë vetëm dua të shkoj në punë. Kam kontaktuar me tre ambasada”, deklaroi Maryam. “Ata nuk janë përgjigjur ende. Unë jam ende duke pritur. Çfarë duhet të bëjmë?”.
Burimi i lajmit: BBC. Përshtatur nga Tirana Today