“Kam kaluar koronavirusin”, Alketa Vejsiu rrëfen përjetimet

Moderatorja Alketa Vejsiu ka zbuluar se e ka kaluar koronavirusin. Edhe ajo nuk i ka shpëtuar infektimit me COVID-19, por fatmirësisht simptomat duket se nuk kanë qenë të rënda.

Alketa tregon se ka qëndruar 14 ditë e izoluar, dhe se tashmë është në gjendje të mirë. Moderatorja u drejtohet të gjithë atyre personave që dalin pa maskë dhe nuk zbatojnë rregulloren, se koronavirusi nuk është një shaka!

Statusi

Coronen e kam kaluar, tamponi doli negativ para dy javesh! Qendrova 14 dite ne izolim ne shtepi. Jam mire per fat🙏
Kam degjuar raste vertete te renda dhe lutem cdo dite qe Zoti te mbroje njerezit afer meje dhe te gjithe shqiptaret! Corona nuk eshte shaka. Kujdesuni per veten!❤️
Falenderoni Zotin dhe Festoni cdo dite qe keni shendet dhe jeni ne jete! 🙏