“Kam frikë skenarin italian”, Skënder Brataj ‘përplaset’ me Saimir Kodrën

Drejtori i Urgjencës, Skënder Brataj dhe drejtuesi i “Stop”, Saimir Kodra, kanë sjellë komentin e tyre në emisionin “Opinion” në lidhje me masat e ndërmarra ndaj COVID-19.

Në fjalën e tij, Brataj u shpreh se nga lirimi i masave rrezikohet shtimi i numrit të të infektuarve. Madje ai solli në fokus rastin e Italisë, ku pacientët për tu mjekuar zgjidhen në bazë të moshës.

“Nëse do kemi 1 mijë të infektuar, do kemi 250 të shtruar, 25% e tyre do të kenë nevojë për terapi intensive. Po nëse na vijnë më shumë? Do gjendemi si Italia. Dhe kurrë nuk dua të zgjedh për jetën e pacientëve të mi në bazë të moshës”, tha Brataj.

Nga ana tjetër, moderatori Saimir Kodra kërkoi lirimin e masave. Si shembull mori aksionin e dikurshëm të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

“Na janë bërë maskat dhe alkooli si ajo nisma e Tahirit me rripin. Edhe sot e vëmë, se na është bërë ves nga frika e gjobës. Edhe me koronën kështu na është bërë. Nuk e ndajmë dot alkoolin dhe maskat”, tha ai.