E enjte, 20 Janar, 2022
10.5 C
Tirana

“Kam 30 vite në gjyqësor dhe 4 diploma”, gjyqtarja shpërthen keq ndaj SPAK: Më goditën se nuk i dhashë mandatin kryebashkiakes së Durrësit

Gjyqtarja Mimoza Margjeka ka akuzuar SPAK, se e kanë goditur politikisht për procesin e 30 qershorit. Ajo ka mbërritur mëngjesin e sotëm në gjykatë, për të qenë e pranishme gjatë seancës së saj për rivlerësimin e masës së sigurisë, e cila po mbahet në GJKKO.

”Do kërkoj shfuqizimin e masës, dosja është përrallë, është thashethem. Nuk di se çfarë të them. Unë do kërkoj foninë jashtë, gazetarët duhet të futen. Meqë tre ditë u trumbetua që gjyqtarja ka marrë 6 mijë euro, unë dua që gazetarët të jenë në sallë.

Kam 30 vite në gjyqësor, kam 4 diploma. Ju e dini shumë mirë që unë jam gjyqtarja e vetme që kam bërë nul procesin e 30 Qershorit. Gojën nuk ma ndalon asnjë njeri, dosjen nuk e nxjerr dot, nxirreni me autopalant si në kohën e Enverit, ne nuk jemi njerëz nga rruga”,  tha ajo.

Margjeka është dënuar me “arrest shtëpie” nga GJKKO, ndërsa i shoqi i saj Arben Cara, është dënuar me “Arrest me burg”, për marrjen e 6 mijë euro për të liruar një të dënuar. Ata u akuzuan për korrupsion, që përmes ryshfetit të ndryshonin masën e sigurisë për Orion Balin nga “arrest me burg” në “garanci pasurore”.

Ka qenë telefonata e vëllai të Orionit, Nejton Bali me të ëmën e tij për të siguruar paratë që të lironte të vëllanë, që ka zbardhur të gjithë skemën e korrupsionit.

Avokatin Skënder Demiraj që mbronte Orion Balin përmes njohjeve të tij, ka ndërhyrë që përmes ryshfetit ta nxirrte atë nga burgu, duke i kërkuar 6 mijë euro. Nga skema e korrupsion GJKKO ka lënë në arrest me burg bashkëshortin e Margjekës, Arben Cara dhe dy sekserët Nejton Bali dhe Klaudio Zhilla. Ndërsa avokati dhe ish gjyqtarja u lanë në “arrest shtëpie”.

Lexo edhe :   Një zgjidhje për opozitën!
Lexo edhe :   Një zgjidhje për opozitën!

Kujtojmë këtu se gjyqtarja Mimoza Margjeka rrëzoi kërkesën e Valbona Sakos, për të marrë mandatin e kryebashkiakes së Durrësit, duke i argumentuar si nul zgjedhjet e 30 qershorit për Bashkinë e Durrësit.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha pritet me protesta në Laç, ndërhyn menjëherë policia

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, është pritur me protesta në qytetin e Laçit. Simpatizantë të Partisë Demokratike që nuk janë dakord me të, kanë...

Meta ia merr këngës me Bujar Qamilin në Shkodër (VIDEO)

Për pak çaste, kreu i shtetit ka harruar zhvillimet politike, duke iu dedikuar pak vetes. Presidenti Meta ia ka marrë këngës me këngëtarin e...

Përplasja te “5 Maji”, Rama: E mira e përbashkët nuk merret peng nga askush

Dje nisi aksioni për shembjen e banesave në lagjen “5 maji” në Tiranë. Forcat policore rrethuan zonën, pasi një pjesë e banorëve kundërshtuan shembjen...

Donaldi shpallet banori më i padëshiruar në “Big Brother” (VIDEO)

Dje në "Big Brother Vip", banorët zhvilluan një spektakël, ku secili rrëmbeu nga një çmim. Pas spektaklit, Egzona si moderatore i ndau çmimet, ku...

Shpërthimi në Tonga, 500 herë më i fuqishëm se bomba atomike e Hiroshimës

Kombi i vogël ishullor i Tongës humbi një nga ishujt e tij më të vegjël, pasi një shpërthim gjigant vullkanik copëtoi tokën në copa...