Atëherë kur menduam se Italia mund ta kishte kaluar pjesën më të vështirë të situatës së krijuar nga koronavirusi, një lajm i keq vjen nga shteti fqinj.
Sipas mediave italiane, në 24 orët e fundit në Itali janë shënuar 969 viktima, duke thyer kështu çdo rekord të mëparshëm.
Kështu numri total i viktimave nga koronavirusi në Itali shkon në 9,134. Ndërsa numri total i rasteve të shënuara ka shkuar në 86,498.
Italia kështu vijon të jetë shteti që ka regjistruar numrin më të madh të vdekjeve nga koronavirusi. Ndërsa SHBA është shteti me numrin më të madh të personave të prekur nga Covid-19.