E martë, 14 Korrik, 2020
18 C
Tirana

Kalojnë përfundimisht kontratat për dy PPP-të, ‘Milot-Balldren’ dhe ‘Orikum-Dukat’

Më të lexuarat

Kontratat për ndërtimin e rrugëve përmes skemës së Partneritetit Publik Privat, që “përplasën” qeverinë me Presidencën, kanë kaluar fazën fundit të legjitimimit, që është publikimi në Fletoren Zyrtare. Bëhet fjalë për kontratën e koncesionit ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, si Autoriteti Kontraktor, dhe “Gjikuria” sh.p.k., si koncesionari, dhe shoqërisë koncesionare “Rruga Orikum–Llogara” sh.p.k., për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugës “Porti i jahteve – by pass Orikum–Dukat (Ura e Shën Elizës)”. Po kështu për koncesionit/PPP ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, si Autoriteti Kontraktor, shoqërisë “ANK” sh.p.k., si koncesionari, dhe shoqërisë “Bardh Konstruksion” sh.p.k., si shoqëria koncesionare, për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e segmentit rrugor Milot–Balldren.

Kontratat u miratuan fillimisht në Parlament por u kthyen nga Presidenti i Republikës sëbashku me një sërë ligjesh të tjera ndërkohë që në seancën e fundit Parlamenti i rivotoi ato duke ju dhënë fuqi ligjore sipas përcaktimeve të bëra në vendimet përkatëse.

Kostot e larta të rrugëve me PPP

Kontrata për Milot-Balldren Kjo kontratë ngjalli debate të mëdha për koston e lartë të saj, 256 milionë euro me TVSh, ose 15 milionë euro për kilometër,  rishikimin në rritje të saj në raport me ofertën fillestare që ishte 161 milionë euro, rinegocimin pa garë të interesave.

Për më tepër që kompania nuk kishte kapacitetet financiare që të ndërtonte një projekt të tillë.  Ndërsa ANK premton të financojë 52 milionë euro nga kapitali i vet, të dhënat zyrtare nga bilanci 2017 tregojnë se totali i aktiveve të saj është vetëm 16 milionë euro (2 miliardë lekë), ndërsa totali i kapitalit është 3.2 milionë euro. Kompania kishte të ardhura prej 16 milionë eurosh në 2017-n dhe një fitim minimal prej më pak se 1 milion euro.

Ndërkohë që kontrata për  projektin e rrugës “Porti i jahteve – by pass Orikum–Dukat (Ura e Shën Elizës)” parashikon ndërtimin e një aksi 14.7 kilometra dhe në total kompania do të investojë për ndërtimin e rrugës 51 milionë Euro./Monitor

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Moti bën kthesën e madhe për nesër, priten reshje shiu

Dita e martë do të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira në zhvillim. Në mesditë, vranësirat do të pasohen nga reshje shiu të karakterit...

“Jam ende e dashuruar”, Dafina Zeqiri shuan heshtjen

Këngëtarja Dafina Zeqiri tregoi mbrëmjen e sotme në “Në Kurthin e Piter Pan” se është ende e dashuruar, por pa treguar se me kë. Ajo...

“Je shërbëtor i paguar, je letyrë”, degjeneron në ofendime debati në studion televizive

Listat e hapura ishte tema e diskutuar mbrëmjen e sotme në emisionin "Open" në Top Channel, ndërsa të pranishmit në studio kanë shpërthyer deri...

“Kosova rrezikon të dëmtohet rëndë”, Haradinaj jep paralajmërimin e fortë

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dhënë vlerësimin e tij në lidhje me intervistimin në Hagë të Hashim Thaçit, pas aktakuzës për krime lufte. Në...

Murrizi paralajmëron zhvillime të reja

Deputeti Myslim Murrizi e cilëson “ulërimë false” deklaratën e përbashkët të opozitës së bashkuar, kundër lëvizjes së kryeministrit Rama, në favor të listave të...