Edhe pse rastet me Covid-19 në vendin tonë janë ulur ndjeshëm dhe situata epidemiologjike është e qëndrueshme, mjeku infeksionist Tritan Kalo këshillon qytetarët që të mos humbin vigjilencën.
Sipas tij, virozat e stinës mund të jenë po aq të rrezikshme sa Covid-19, ndaj ai iu bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen.
Ndër të tjera, kalo u shpreh se vaksinimi është kyç në shkëputjen e hallkës së pandemisë së koronavirusit.
Postimi i Kalos në rrjetin social, Facebook
“Kohë kovidiane…. 24.05.2021….Fundmaji i këtij viti ngjall më shumë shpresë dhe besim, se jemi në fillimin e fundit të kësaj “flame mbarëbotërore”, të Pandemisë së shkaktuar nga virusi jetëlëndues e jetëmarës Sars-Cov2/Covid-19…..Të gjithë së bashku me mirëkuptimin dhe mirëbesimin reciprok, pak e nga pak po i përshkruajmë kilometrat e fundit të rrugëtimit të filluar në fundvitin 2019, në tynelin shumë e shumë të gjatë të kësaj Pandemije…. Kemi patur qindra e mijra të infektuar me apo pa shënja klinike të sëmundjes , si dhe mijra jetë të shuara nga lulëzimi e lumturimi i të qënurit pjesë e familjes dhe e shoqërisë sonë, e në mesin e tyre edhe mjaft kolegë mjekë e infermjerë…. U prehshin në paqe dhe u kujtofshin përjetësisht viktimat e shkakatuara nga kjo “dorë e zezë”, e njohur si Pandemija e shkaktuar nga infeksioni i virusit Sars-Cov2/Covid-19….Në ndërkohë nuk ka arësye se përse duhet të ulim përkujdesin ndaj vetes dhe atyre që gjallojnë pranë nesh….Nuk ka vetëm Sars-Cov2/Covid-19 përqark nesh në këto muaj të vitit….
VIROZAT e stinës me ngjashmëri epidemiologjike dhe klinike shumë të madhe me Covid-19, edhe ato sjedhin jo pak shqetsime për shëndetin e individit dhe mirë-funksionimin e Shëndetit Publik….Parandalimi i infektimit prej tyre, NUKU ka asnjë ndryshim nga parandalimi i infektimit dhe i përhapjes së Covid-19, ndaj për asnjë dekikë mos e nënvlerësoni vetëndërgjegjësimin si dhe përkujdesin ndaj vetes….Alergenët e stinës, pickimet nga insektet e riqnat, ujrat e pishinave, liqeneve, lumenjve e deteve, konsumimi i ushqimeve të tregtuara buzë tyre, grumbullimet në bregdet, në parqe apo gëzime familjare i risin rreziqet për sëmundjet alergjike, infeksionet e rrugëve të sipërme të frymëmarjes, infeksionet gastro-intestinale, infeksionet e syve, të lëkurës apo me shtrirje më të gjërë në organizmin tonë, etj….KUJDESI kurrë nuk duhet të mungojë kudo dhe për çdo çast, për të gëzuar një verë të shumë-dëshiruar dhe të shumë-munguar një vit më parë….PAVARËSISHT nivelit të imunizimit aktiv të popullatës, të mbritur pas kalimit me ose pa shënja klinike të infeksionit nga Sars-Cov2/Covid-19, mos hezitoni të VAKSINOHENI sapo t’ju mundësohet kjo gjë….IMUNIZIMI AKTIV i fituar nga kalimi i sëmundjes apo vaksinimi ndaj saj, me siguri do ja mbrijë t’a shkëpusë hallkën e zinxhirit të infektimit nga Sars-Cov2/Covid-19…..Ne si dje, sot edhe nesër do të gjindemi aty në vijën e parë të përkujdesit për shëndetin tuaj, ndaj Mirëbesimi dhe Mirkuptimi reciprok KURRË nuk duhet të na mungojë…. Together forever”,