E hënë, 6 Dhjetor, 2021
9.5 C
Tirana

Kallashnikov, maska e doreza; si u prishi policia planin e grabitjes 3 të rinjve

Parandalohet një grabitje me armë në qytetin e Durrësit, gjatë natës së 30 marsit, ku Policia arrestoi një të ri dhe shpalli në kërkim dy bashkëpunëtorë.

Sipas të dhënave zyrtare, seksioni i Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë së Rendit ka marrë informacione se disa persona kishin planifikuar grabitjen me armë të një pike karburanti.

Menjëherë është organizuar puna dhe si rezultat i përdorimit të metodave speciale të hetimit është finalizuar me sukses operacioni i koduar “Ndjekja”.

Gjatë operacionit u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit kryesor të dyshuar, shtetasit J.M., 26 vjeç, banues në Xhafzotaj, të cilit në momentin e arrestimit policia i gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatike Kallashnikov model 56, një karikator me 22 fishekë, tre maska, tre palë doreza, tre aparate celularë dhe një thikë , sende këto që do përdoreshin për të realizuar vjedhjen me armë të karburantit.

Gjithashtu u shpallen në kërkim shtetasit Xh.M.,22 vjeç, banues në Delvinë dhe A.C., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi në bashkëpunim me njëri -tjetrin dhe shtetasin e arrestuar në flagrancë më datë 30.03.2019 gjatë natës kishin planifikuar grabitjen e një pike karburanti në qytetin e Durrësit.

Vazhdon puna intensive për kapjen e dy autorëve të tjerë si dhe për të bërë të mundur dokumentimin e plotë ligjor të aktivitetit kriminal të këtyre shtetasve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës në ngarkim të shtetasve të mësipërm për veprat penale “Vjedhje me armë e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake” , parashikuar në nenet 140,25,22 dhe 278/1 të Kodit Penal.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

S’ka më sekrete/ Ja kur do të mbahet Festivali i 60-të i Këngës në RTSH

Edicioni i 60-të i Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar do të përfcillet LIVE për publikun shqiptar në mbrëmjet e 27,28 dhe 29...

Ekzekutimi i ish-deputetit, bashkëshortja nxjerr emrat dhe ndryshon dëshminë

Natalina Ujka, bashkëshortja e biznesmenit shkodran Pashko Ujka, ka treguar për grupin hetimor se personat me të cilët bashkëshorti i saj ka pasur konflikte...

Misteret e pazgjidhura të Luftës së Dytë Botërore

Ne të gjithë i duam misteret, dhe Lufta e Dytë Botërore siguroi shumë të tilla. Shkalla e madhe e luftimeve dhe e taktikave të tokës së djegur, solli...

Ish-banori i “Big Brother”: Donaldi nuk është fitues, mes çiftit s’ka dashuri

Ish-banori i “Big Brother”, Adi Pojana, teksa ishte i ftuar në studion e “Shqipëria Live”, ka komentuar lidhjen e shumëpërfolur mes Donaldit dhe Beatrix. Për...

“Shkelje financiare”, arrestohet presidenti i klubit italian

Presidenti i një prej klubeve të Serisë A është vënë në pranga, për shkelje financiare mes të cilave edhe deklarimin e falimentit të kompanive...