E diel, 13 Qershor, 2021
15.5 C
Tirana

Kaliforni, njihuni me murgeshat e veçanta që kultivojnë dhe konsumojnë kanabisin

Në Kaliforninë Veriore në SHBA, ekziston një grup murgeshash të cilat merren çdo ditë me kultivimin dhe shitjen e kanabisit, por edhe bimëve të tjera për qëllime mjekësore. Gratë jetojnë bashkë si në çdo manastir tjetër, punojnë dhe i luten Zotit së bashku, por nuk janë të lidhura me ndonjë urdhër të caktuar fetar.

Ato quhen “Motrat e Luginës”, dhe mbështesin fuqizimin e statusit të femrave, përmes shfrytëzimit të vetive shëruese të farërave të ndryshme. Në fermën e ngritur prej tyre, gjenden gra nga shumë vende të botës, kryesisht të divorcuara. Ato e kanë zgjeruar aktivitetin e tyre, pas vitit 20016 kur në këtë shtet u legalizua përdorimi i marijuanës për konsum personal.

Murgeshat pëlqejnë në ndonjë rast pirjen e kanabisit, edhe pse ato nuk e pranojnë se janë të ndërvarura prej tij. Ferma e ngritur prej tyre, ka tërhequr vëmendjen e kompanive të mëdha amerikane. Në një vit, ato arritën të fitonin mbi 1.1 milionë dollarë. Veç kanabisit dhe kërpit industrial, ato kultivojnë edhe bimë të tjetra medicinale, duke fituar mbi 3.000 dollarë në ditë./ Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Belgjika mposht me lehtësi Rusinë, Lukaku i dedikon golin Eriksen (Video)

Përfundon ndeshja midis Belgjikës dhe Rusisë, e vlefshme për grupin B të kompeticionit europian ''EURO 2020''. Skuadra e drejtuar nga Martinez ka shkatërruar rusët...

VOA: Takimin më të vështirë, Biden do e ketë me Erdogan

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan do të takohet me presidentin amerikan Joe Biden të hënën në takimin e nivelit të lartë NATO-s për diskutime...

Putin nënshkruan ligjin që mbron të dhënat e zyrtarëve të sigurisë

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar një ligj që po vlerësohet se mund të pengojë përpjekjet për ekspozimin e korrupsionit ose kërkesën për llogaridhënien...

Itali: Vaksinimi me AstraZeneca, vetëm për personat mbi 60 vjeç

Vaksina Astrazeneca në Itali do të përdoret vetëm për njerëzit mbi 60 vjeç. Lajmi vjen pas rasteve të rralla të trombozës që kanë ndodhur...

Shqipëria ngjitet në çatinë e botës, por me cilat prioritete?

Shqipëria u zgjodh dje anëtare e përkohshme në Këshillin e Sigurimit. Duke filluar nga 1 janari i vitit 2022, Shqipëria do të ulet për...