E enjte, 29 Korrik, 2021
19.5 C
Tirana

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 28 Prill?  

 

28 Prill 1908- Lind Oskar Schindler, biznesmeni gjerman që shpëtoi qindra hebrenj nga Holokausti

 

Sipërmarrësi gjerman, Oskar Schindler, ishte ndër rastet e rralla, që edhe pse ishte anëtar 

i Partisë Naziste, u shpëtoi jetën 1.200 hebrenjve gjatë Holokaustit, duke i angazhuar ata në fabrikën e tij të armeve të zjarrit dhe municioneve. Schindler lindi dhe u rrit në Zëittau të Moravisë në Çekinë e sotme, dhe u mor me tregti derisa iu bashkua në vitin 1936, Abëehr, shërbimit të inteligjencës së ushtrisë gjermane. 

Në vitin 1939 u anëtarësua në Partinë Naziste. Para pushtimit gjerman të Çekosllovakisë 

në vitin 1938, ai mblodhi informacion mbi hekurudhat dhe lëvizjet e trupave çeke llogari të qeverisë gjermane. Ai u arrestua për spiunazh nga qeveria çeke, por u lirua sipas kushteve të Marrëveshjes së Mynihut më 1938. 

Schindler vazhdoi të mbledhë informacion për nazistët, duke punuar në Poloni në vitin 1939, para pushtimit të vendit në fillim të Luftës së Dytë Botërore. Në vitin 1939, Schindler bleu një fabrikë në Krakov ndërsa në kulmin e kapacitetit të saj në vitin 1944, kishte të angazhuar rreth 1.750 punëtorë, nga të cilët 1.000 ishin hebrenj. 

Lidhjet me Abëehr, e ndihmuan Schindler të mbronte punëtorët e tij hebrenj nga deportimi dhe vdekja në kampet e përqendrimit. Me kalimin e kohës, ai u detyrua t’u jepte zyrtarëve nazistë ryshfete gjithnjë e më të mëdha dhe dhurata luksoze, që mund të gjendeshin vetëm në tregun e zi, për të garantuar sigurinë e punëtorëve të tij. 

Pas luftës, Schindler u zhvendos në Gjermaninë Perëndimore. Pasi një rimbursimi të pjesshëm për shpenzimet e tij të luftës, ai u zhvendos me gruan e tij Emili, në Argjentinë, ku u mor me bujqësi. Kur ferma e tij falimentoi, Schindler la gruan dhe u kthye në Gjermani, ku dështoi sërish në disa sipërmarrje biznesi, dhe arriti t’ia dalë falë mbështetjes financiare nga hebrenjtë që kishte shpëtuar gjatë luftës. 

Ai u emërua si “drejti midis kombeve” nga qeveria izraelite në vitin 1963. Schindler vdiq më 9 tetor 1974 në Hildesheim të Gjermanisë, dhe u varros në Jerusalem në malin Sion, i vetmi anëtar i Partisë naziste që do të nderohej në këtë mënyrë. 

Ai është subjekt i librit “Lista e Shindlerit” në vitin 1982, dhe përshtatjes së saj kinematografike në vitin 1993 me të njëjtin titull. Filmi pasqyronte jetën e tij e një njeriu oportunist të motivuar fillimisht nga fitimi, por që me pas tregoi një iniciativë, këmbëngulje dhe përkushtim të jashtëzakonshme për të shpëtuar jetën e punonjësve të tij hebrenj.

 

28 prill 1969 – De Gaulle jep dorëheqjen si udhëheqës i Francës

 

Pasi humbi në një referendum popullor mbi disa ndryshime kushtetuese, Charles de Gaulle jep dorëheqjen si president i Francës. Një veteran i Luftës së Parë Botërore, de Gaulle organizoi nga Londra rezistencën franceze, pas pushtimit gjerman në qershorin e vitit 1940. 

Forcat e tij luftuan me sukses në Afrikën e Veriut, dhe në qershor 1944 ai u emërua kreu i qeverisë franceze në mërgim.  Më 26 gusht, pas zbarkimit të aleatëve në Francë, de Gaulle hyri triumfalisht në Paris. Tre muaj më vonë, ai u zgjodh njëzëri presidenti i përkohshëm i Francës. Jep dorëheqjen në janarin e vitit 1946, duke pretenduar se ai nuk kishte fuqi të mjaftueshme ekzekutive. 

De Gaulle formoi një parti të re politike, që pati një sukses të moderuar elektoral, ndërsa në vitin 1953 u tërhoq tërësisht nga politika.  Megjithatë, 5 vjet më vonë, një revoltë ushtarake dhe civile në Algjeri krijoi një krizë politike në Francë, dhe ai u thirr sërish për të udhëhequr kombin. U miratua një kushtetutë e re, dhe në fund të dhjetorit 1958, De Gaulle zgjidhet president i Republikës së Pestë. 

Gjatë dekadës së ardhshme, ai i dha pavarësinë Algjerisë dhe u përpoq ta rivendoste Francën në vendin e saj të dikurshëm në arenën ndërkombëtare, duke u tërhequr nga aleanca e NATO-s e dominuar nga SHBA, dhe duke nxitur zhvillimin e armëve bërthamore. 

Gjithësesi, protestat studentore dhe greva e punëtorëve në vitin 1968, e rrënuan mbështetjen e tij popullore, dhe në vitin 1969 propozimet e tij për reforma të mëtejshme kushtetuese, u hodhën poshtë në një plebishit kombëtar. Charles de Gaulle vdiq një vit më vonë.

 

28 Prill 1967- Muhamed Ali refuzon të futet në ushtrinë amerikane

 

Kampioni i botës në boks në kategorinë e peshave të rënda, kishte dështuar në vitin 1964 të kalonte testin, për t’u rekrutuar në ushtrinë amerikane. Megjithatë, në fillim të vitit 1966, testet u rishikuan dhe Ali u kualifikua si i aftë. Kur u njoftua për këtë, boksieri deklaroi se refuzonte të shërbente në ushtrinë e Shteteve të Bashkuara, duke e cilësuar publikisht veten një kundërshtar të Luftës në Vietnam.

“Lufta është kundër mësimeve të Kur’anit të Shenjtë. Ne nuk duhet të marrim pjesë në asnjë luftë, nëse ajo nuk shpallet nga Allahu ose i Dërguar i Tij, në luftërat e krishtera apo në luftërat e ndonjë jo besimtari”- deklaroi ai për mediet. Në një rast tjetër, duke u ankuar për racizmin e shoqërisë amerikane u shpreh:”Unë s’kam asnjë problem me viet-kongët… Ata nuk më kanë thirrur kurrë zezak!”. 

Si pasojë e këtij qëndrimi, autoritetet e kërcënuan me burgim ose pagimin e një gjobe prej 10 mijë dollarësh. Pas 3 refuzimeve, Ali arrestohet dhe në të njëjtën ditë Komisioni i Atletikës i Shtetit të Nju Jorkut, pezulloi licencën e tij për të ushtruar boksin, dhe ia hoqi atij titullin e kampionit të botës. 

 

27 Prill 1792 – Franca pushton Holandën Austriake (Belgjika dhe Luksemburgu i sotëm), duke filluar Luftërat Revolucionare Franceze.

 

27 Prill 1952 – Në Tajpei të Tajvanit, nënshkruhet Traktati i Paqes Sino-Japoneze, midis Japonisë dhe Republikës së Kinës, duke i dhënë fund zyrtarisht Luftës së Dytë Sino-Japoneze.

 

27 Prill 1977 – Në Gjermani, përfundon gjyqi ndaj organizatës terroriste Ushtria e Kuqe. Andreas Baader, Gudrun Ensslin dhe Jan-Carl Raspe u shpallën fajtorë për 4 vrasje, dhe për 30 tentativa për vrasje.

 

27 Prill 1994 – Ish-zyrtar i kundërzbulimit të CIA-s, Aldrich Ames, pranon se i ka dhënë të dhëna sekrete të SHBA-së, Bashkimit Sovjetik dhe më vonë Rusisë.

 

27 Prill 1996 – Martin Bryant, hap zjarr mbi banorët e qytetit Port Arthur në Australi, duke vrarë 35 persona dhe duke plagosur 23 të tjerë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

NSA: Rindezja e shpeshtë e telefonit mund të pengojë hakerët

Në një kohë kur është përhapur gjerësisht pasiguria dixhitale, rezulton se mënyra më e vjetër dhe më e thjeshtë e riparimit të kompjuterit, fikja...

Britania heq karantinën për të vaksinuarit nga SHBA-ja dhe BE-ja

Udhëtarët e vaksinuar plotësisht nga Shtetet e Bashkuara dhe pjesa më e madhe e Evropës, do të mund të hyjnë në Britani të Madhe...

Gjermania pro liberalizimit të vizave për shtetasit e Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim sekretarin e Shtetit në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Miguel Berger. Presidentja Osmani ka shprehur...

Çelsi ofron 175 milion euro, Dortmund merr vendimin për Halandin

Erling Haaland është në qendër të merkatos. Për lojtarin norvegjez interesohen Chelsea dhe Juventus, ndërsa Real Madrid duket se është tërhequr nga gara. Kampionët e...

Raporti OSBE/ODIHR si shoshë për humbjen e opozitës

Nga Alfred Peza Raporti përfundimtar i misionit të vëzhguesve ndërkombëtare të OSBE/ ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri, po përdoret si flakë kashte...