20 Prill 1889 – Lind diktatori nazist Adolf Hitler
Adolf Hitler lindi në qytezën austriake Branau, fare pranë kufirit me Gjermaninë. Babai i tij, Alois, ishte një fëmijë i lindur jashtë martese nga një baba hebre, dhe për një kohë të gjatë mbajti mbiemrin e nenës Shikelgruber, ndërsa e ndëroi vetëm më 1876 në Hitler.
Adolfi nuk e përdori kurrë mbiemrin Shikelgruber, por ky fakt u përdor nga kundërshtarët e
tij politikë në Vienë në vitet 1930. Pas arsimit fillor, Adolfi vazhdoi gjimnazin në vendlindje, por falë rezultateve të dobëta nuk mund të siguronte diplomën në vitin 1905 kur ishte 16 vjeç. Hitleri qëndroi 2 vjet në qytetin e Linzit, duke u sjellë lart e poshtë, dhe e ushqyer veten me ëndrrat për t’u bërë një piktor i famshëm. Pas vdekjes së nënës më 1908, iu riu Hitler mundi të siguronte një sasi të vogël parash nga pasuria e saj, gjë që e lejoi ta shtynte edhe disa kohë si i papunë.
Pavarësisht ambicies, Hitleri u refuzua dy herë të pranohej në Institutin e Arteve të Bukura në Vienë. Asokohe, ai fitonte pak para duke pikturuar kartolina dhe reklama, dhe duke u endur nga njëri qytet në tjetrin. Jeta e izoluar dhe vetmia, do të formonin karakterin e tij që do të shfaqej më vonë.
Kur shpërtheu Lufta e Pare Botërore, u ofrua si vullnetar në ushtrinë gjermane, ku u plagos në tetor të vitit 1916, si dhe gati vdiq më 1918, si pasojë e një sulmi me armë kimike. Ai dergjej ne spital kur mbaroi lufta. Hitleri e përjetoi luftën me entuziazëm. Për të ishte një lloj lehtësimi, dhe një lloj distancimi nga jeta e mjerë e dikurshme.
Gjendja e pas luftës dhe kushtet poshtëruese për paqe që iu imponuan Gjermanisë, e nxitën të merrej me politikë. Në nëntorin e vitit 1919, u anëtarësua në një parti të vogël, Partia Punëtore e Gjermanë. Ne 1920, u bë përgjegjës për propagandën e partisë, dhe e braktisi ushtrinë për t’iu përkushtuar tërësisht riorganizimit të partisë, të ri-emërtuar si Partia Nacional Socialiste e Punetoreve Gjermane (NSDAP) e njohur shkurt si naziste.
Kushtet ishin mëse të përshtatshme për krijimin e nje partie te tille. Urrejtja ndaj fuqive fituese të luftës, kaosi ekonomik, krijuan mjaft te pakënaqur ndaj qeverise demokratike gjermane. Kjo gjë ishte akoma me e mprehtë në Bavari , ku pakënaqesia ndaj qeverise në Berlin shprehej akoma më tepër.
Në nëntorin e vitit 1923, Hitleri dhe gjenerali Erich Luddendorf, organizuan një grusht shteti në Mynih, që u shtyp brenda disa orësh. Hitleri u arresua dhe u dënua me 5 vjet burg, por bëri vetëm 9 muaj, duke përfituar nga nëe amnisti. Gjatë asaj kohe, ai së bashku me Ruddolf Hess përgatiti volumin e parë të “Mein Kampf” (Lufta ime).
Hitleri u ngjit në pushtet në mënyrë demorkatike në janar 1933, duke e konsoliduar shumë shpejt diktaturën e tij. Ai asgjësoi të gjithë kundërshtarët politikë, ndërsa nisi në fshehtësi programin e ri-armatimit të Gjermanisë, në kundërshtim me Traktatin e Versajës. Pas aneksimit të Austrisë dhe më pas Çekosllovakisë, Hitleri sulmoi pa paralajmërim Poloninë me 1 Shtator 1939, duke shkaktuar nisjen e Luftës së Dytë Botërore, që do t’i kushtonte botës më shumë se 55 milionë të vrarë.
20 Prill 1999 – SHBA, dy të rinj kryejnë një masakër në një gjimnaz në Kolumbia
Dy të rinj, Eric Harris dhe Dylan Klebold, sulmuan me armë gjimnazin Columbine në shtetin e Kolorados, vranë 12 nxënës dhe një mësues. Ata plagosën 21 persona të tjerë, ndërsa 3 të tjerë u plagosën gjatë përpjekjes për t’u arratisur nga shkolla. Pas shkëmbimit të zjarrit me oficerët e policisë, të dy autorët kryen vetëvrasje.
Edhe pse motivet e agresorëve mbeten të paqarta. Sulmi u cilësua si një akt terrorist vetëvrasës. Masakra nxiti debat mbi ligjet e kontrollit të armëve, sigurinë në shkolla dhe dukurinë e bullizmit. Megjithatë, pavarësisht disa masave që u ndërmorrën, ato nuk parandaluan ndodhjen e masakrave të ngjashme, madje edhe më të rënda në vitet që do të pasonin.
20 Prill 1775- Lind themeluesi i psikiastrisë moderne, Philippe Pinel
Për shkak të kontributeve të rëndësishme në klasifikimin e çrregullimeve mendore, mjeku francez është përshkruar nga disa si “babai i psikiatrisë moderne”. Pinel ishte djali dhe nipi i një mjeku. Pasi u diplomua në Fakultetin e Mjekësisë në Tuluzë, dhe një diplome tjetër në Monpelje, mbërriti në Paris më 1798.
Universiteti në kryeqytet, nuk ia njohu diplomën nga një universitet provincial si Tuluza, ndërsa dështoi 2 herë në konkursin e pranimit. I demoralizuar, Pinel u bë redaktor i nje reviste mjekësore jo shumë prestigjoze “Gazette de santé”. Rreth asaj kohe nisi të ketë një interes të madh për studimin e sëmundjeve mendore .
Ai nisi punë në njërin nga spitalet më të njohura psikiatrikë të Parisit, kur gjatë 5 viteve mblodhi të dhëna të shumta për sëmundjet mendore, duke nisur të formulonte pikëpamjet e tij mbi natyrën dhe trajtimin e tyre.
Pinel futi një praktikë tërësisht të re të trajtimit të të sëmurëve duke urdhëruar çlirimin e tyre nga zinxhirët. Në esenë e tij “Kujtime mbi çmendurinë”, Pinel vë në dukje se çmenduria nuk është një gjendje e përhershme, dhe se ajo kërkon praktika shumë më humane të trajtimit të pacientëve.
20 Prill 1303 – Universiteti La Sapienza, krijohet nga Papa Bonifaci VIII. Por më më 1870, La Sapienza pushoi së qeni një universitet papnor, duke u bërë universiteti i Romës.
20 Prill 1792 – Franca i shpall luftë kundër “Mbretit të Hungarisë dhe Bohemisë”, duke filluar Luftërat Revolucionare Franceze .
20 Prill 1898 – Presidenti amerikan, Ëilliam McKinley, nënshkruan një rezolutë të përbashkët për Kongresin për shpalljen e luftës kundër Spanjës.
20 Prill 1945 – Adolf Hitler del për herë të fundit nga bunkeri i tij, për t’i dhënë personalisht medaljen e trimërisë ushtarëve adoleshentë të Rinisë Hitleriane.
20 Prill 1946 – Lidhja e Kombeve shpërbëhet zyrtarisht, duke ia dhënë shumicën e kompetencave të saj Kombeve të Bashkuara.
20 Prill 2015 – Dhjetë vetë gjejnë vdekjen, në një sulm me bombë mbi një karvan që mbante ushqime për një kompleks të OKB në Somali.