E shtunë, 25 Shtator, 2021
8.5 C
Tirana

Kafeja e fundit me Nard Polian, flasin kolegët e biznesmenit që u ekzekutua

Vrasja e Nardi Polia në Shkodër pak ditë më parë ka shokuar mbarë opinionin publik, pasi viktima nuk njihej si një personazh problematik. Ai ishte i dashuruar me bukurinë e zonës së Thethit dhe pavarësisht se ishte një biznesmen, punonte edhe si rije mjedisore në Parkun Kombëtar të Thethit.

35-vjeçari ka lënë pas një vajzë tre vjeçe, ndërkohë që bashkëshortja e tij është në pritje për të sjellë në jetë edhe një djalë, që nuk do ta shohë dot babain e tij.

Vëllai i tij i madh, Pavlin Polia, me të cilin bashkëadministronte bujtinën në Theth, ka qenë pjesëmarrës në “Big Brother Albania”. Ndërkohë, dy prindërit dhe tri motrat mësohet se jetojnë prej vitesh në SHBA. Kolegë të tij në Administratën e Zonave të Mbrojtura në Shkodër, nuk gjejnë fjalë për ikjen e papritur të Nardit.

Ceremonia për lamtumirën e tij u organizua në periferi të Shkodrës. Kolegët e tij të punës, pasi shkuan për ngushëllime tregojnë kafen e fundit me 32-vjeçarin dhe bisedat që ai zhvilloi, ndërsa nuk kanë parë asnjë lloj shqetësimi në sjelljen e tij.

“Nardi ka qenë jo thjesht një roje mjedisore në Parkun Kombëtar të Thethit, por ka qenë edhe një udhërrëfyes për ne të gjithë për njohuritë që ka pasur për Alpet dhe dashamirësinë që ka treguar me turistët e huaj dhe Alpet në atë zonë. Ne si administratë e Zonave të Mbrojtura jemi të gjithë të pikëlluar dhe nuk gjejmë dot fjalët për të përshkruar dhimbjen tonë për kolegun Nard Polia dhe urojmë që shpirti i tij të prehet në paqe. Nardi dje ishte në një ditë pune normale si gjithë të tjerat dhe në drekë rreth orës 13:30 konsuamuam edhe kafen e fundit me të. Nuk e kishim besuar kurrë se një ditë mund të vdiste nga plumbat. Nga mënyra se si komunikonte me kolegët, ne nuk kemi vërejtur asgjë shqetësuese në sjelljen e tij, përveç humorit dhe buzëqeshjes që kishte gjatë gjithë kohës. Nuk kemi vërejtur asnjë shenjë dhe nga momenti që e kemi njohur dhe që kur kemi filluar punë me të, vetëm humor ka pasur. Edhe dje kur konsumuam kafen nuk kishte asnjë lloj shqetësimi apo problem në sjelljen e tij, por përkundrazi, si gjithnjë i qeshur”, shprehet drejtori i Administratës së Zonave të Mbrojtura në Shkodër, Agim Dardha.

Kolegia e tij, Age Martini, tregon ëndrrën e Nardit për zhvillimin e Thethit dhe turizmit atje, përpara se të përfundonte i vdekur nga 20 plumbat, me të cilët u qëllua.

“Absolutisht që nuk kemi vërejtur asgjë shqetësuese tek ai. Ne nganjëherë, si në këtë rast, bëjmë plane të mëdha, kur në fakt nuk kemi as jetën tonë të sigurt. Dje, në kafen që konsumuam me Nardin folëm për sezonin turistik, planet e së ardhmes për fshatin turistik të Thethit dhe zhvillimin e mëtejshëm të turizmit. Ajo e djeshmja ishte një nga bisedat më normale që ne bënim gjithmonë. Absolutisht që nuk kemi parë asnjë lloj problemi apo shqetësimi tek ai. Ishte ai Nardi që kemi njohur, ndenjur dhe kemi parë gjithmonë, ashtu si e kemi njohur përherë”, tha Martini.

Një numër i konsiderueshëm njerëzish kanë shprehur ngushëllime, qoftë te familja, por edhe përmes rrjeteve sociale për vrasjen e të riut.

Drejtori i AZM tregon takimin e fundit me biznesmenin on Vidnews.

Ngjarja

Atentati mafioz i mori jetën Ferdinand Polias, i njohur ndryshe si “Nardi i bujtinave”. Krimi i rëndë që ndodhi në Shkodër, ka tronditur opinionin publik. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Grudë të njësisë administrative Gruemirë, ku biznesmeni Ferdinand Polia, i cili kishte në pronësi bujtinën Polia në zonën turistike të Thethit, u vra nga maskat. I njohur për të gjithë si “Nardi i bujtinave”, 35-vjeçari u qëllua me armë zjarri, ndërkohë që ishte duke udhëtuar me automjetin e tij tip “Fuoristradë”.

Polia u dërgua në spital por ndërroi jetë pasi nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra. Në momentin e ngjarjes viktima ka qenë i shoqëruar nga një person tjetër i cili ishte në automjet me të e që mendohet te jete punëtor i servisit te makinave ku kishte çuar automjetin e tij për riparim.

Pasi është larguar nga servisi, Polia është qëlluar me breshëri plumbash nga një person i cili është larguar me motor. Policia ka gjetur 20 gëzhoja plumbash në vendngjarje dhe një motor të djegur tek “Ura e Mesit” në Shkodër, i cili dyshohet se është përdorur nga autori që ka kryer vrasjen. Ferdinand Polia kishte jetuar për shumë vite si emigrant në Itali dhe ishte kthyer në vend vetëm për të hapur bujtinën e tij.

Jo pak herë, ai ka paraqitur shqetësimin lidhur me infrastrukturën në zonën e Thethit, ku kishte dhe bujtinën e tij të njohur me emrin Polia. Afro 1 orë pas ngjarjes policia bën me dije se ka gjetur edhe një motor të djegur tek “Ura e Mesit”, i cili dyshohet të jetë përdorur nga autori. Në janar të këtij viti, Polia kërkonte ndërhyrje nga bashkia për rregullimin e infrastrukturës, pasi kishte patur kërkesa për të vizituar Thethin nga turistët edhe në dimër.

Ferdinand Polia ka qenë punonjës i administratës së Zonave të Mbrojtura në parkun kombëtar të Thethit.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Në rritje kërkesat për azil, arrijnë nivelin më të lartë të pas-pandemisë

Kërkesat për azil nga shqiptarët kanë filluar rritjen graduale pas lehtësimit të kritereve të udhëtimeve në vendet e Bashkimit Europian, por sërish ato mbeten...

Yuri Kim i shkon në zyrë Bashës. Cilat janë porositë e radhës?

Kryedemokrati Basha do të takojë sot në orën 16:00, ambasadoren e SHBA-së në Shqipëri Yuri Kim. Pas vendimit për përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha...

La hotelin luksoz, Lionel Messi paguan shumën e majme për vilën

Ylli argjentinas Lionel Messi, ka arritur që të gjejë një shtëpi në Paris. Sipas asaj që raporton “RMC Sports”, Messi deri tani ka jetuar...

“Mbretëria” e Kozakut, si kërcënim për një gjeneratë

Nga: Mentor Kikia Njëri që u quajtka Kozak, qenka shpallur mbreti i Instagramit dhe Tik-Tokut. Por një tjetër që u quajtka Fabio, mesa duket pretendent...

“Mbreti i Instagramit” në sherr me “mbretin e burgut”, “lufta” për famë

Rrjetet sociale janë kthyer në “ushqimin” e përditshëm të rinisë. Aty mund të gjesh video argëtuese, edukuese, por në të shumtën e rasteve rinia...