E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Kadilli: Basha më i investuari nga Berisha, por është cikël i mbyllur

Kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli deklaroi se kryedemokrati Lulzim Basha është figura politike më e investuar brenda kësaj force politike, nga ish-kryeministri Sali Berisha. Deklarata e Kadiajt u bë mbrëmjen e sotme në emisonin ”Opinion” në Tv Klan.

Kadilli u shpreh se Basha është një cikël i mbyllur, dhe shtoi se Partia Demorkatike i ka humvuer zgjedhjet, ndaj duhet ndryshim lidershipi.

Pjesë nga biseda: 

Blendi Fevziu: A i ka humbur PD zgjedhjet?

Fatbardh Kadilli: Natyrisht i ka humbur dhe është eksperimenti i parë në politikë, që një forcë është për herë të tretë në pushtet. Blerja e votës ishte problem, por rezultati është humbje.

Blendi Fevziu: Çfarë mendimi keni për Bashën?

Fatbardh Kadilli: Në të dy katërvjeçarët ka përsëritur vetveten. Cikël i mbyllur edhe pse ishte figura më e investuar, i është dhënë çdo gjë.

Blendi Fevziu: Nga kush është investuar?

Fatbardh Kadilli: Nga Berisha fillimisht. Investimi nuk nisi në 2013, investimi ishte që ju dha çdo lloj ministrie. U investua më shumë se të tjerët, Majlinda Bregu ka qenë më efektive

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Uells-Zvicër/ Pjesa e parë pa gola, portierët vendimtarë me pritjet e tyre

Ka përfunduar me rrjeta të paprekura, pjesa e parë e ndjeshjes midis Zvicrës dhe Uellsit. Një 45 minutësh ku spektakël dhuruan portierët e skuadrave...

Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, zbulohet makina me të cilën janë larguar autorët

Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e 20-vjeçare britanike Caroline, e ndodhur pak javë më parë në Greqi. Në emisionin e gazetarit grek...

Fati i kryetarit të PD-së, 3 kandidatët që do të sfidojnë Lulzim Bashën

Nga: Marsela Sinani Lulzim Basha 47 vjeç, Fatbardh Kadilli 55 vjeç, Edith Harxhi 48 vjeçe dhe Agron Shehaj 44 vjeç, aderojnë në të njëjtën parti,...

Salianji: Gruevski si Rama mori mandat të tretë, por ra brenda një viti

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka bërë një paralelizëm të situatës aktuale politike në Shqipëri, të asaj para disa viteve në...

Kosovë: Një viktimë dhe 17 raste të reja me Covid-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka regjistruar më 12 qershor një rast të vdekjes nga koronavirusi. Viktima është nga Prizreni. Sipas njoftimit...