Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Ka udhëtuar me kreun e grupit Çapja: Ish-prokurori i dyshuar për lidhje me krimin nis punë si ekspert në Komisionin Antikorrupsion

1 vit ago
in Aktualitet, Kryesore, Politikë
Ka udhëtuar me kreun e grupit Çapja: Ish-prokurori i dyshuar për lidhje me krimin nis punë si ekspert në Komisionin Antikorrupsion

Ish-prokurori i Elbasanit, Bledar Mustafaraj, i cili u dorëhoq nga sistemi i drejtësisë pasi doli se kishte udhëtuar me kreun e grupit Çapja në procesin e Vetingut, ka nisur punë si drejtor Juridik i Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe ekspert i nivelit të lartë në komisionin parlamentar të drejtuar nga ish-ministri Fatmir Xhafaj.

Më 31 janar 2016 në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës në kufi me Maqedoninë e Veriut, katër persona u regjistruan teksa udhëtonin së bashku në të njëjtin automjet në drejtim të Shqipërisë.

Sipas të dhënave në sistemin TIMS, njëri prej tyre ishte Ardian Çapja, një figurë e njohur e krimit të organizuar në qytetin e Elbasanit, ndërsa bashkëudhëtarët e tij ishin Bledar Mustafaj, asokohe prokuror në Prokurorinë e Elbasanit, Skënder Topi, dekan i Fakultetit të Shkencave Mjekësore në Elbasan si dhe Ravik Gurra, avokati i ndjerë i Çapjas, sipas BIRN.

Arsyeja e udhëtimit të përbashkët mes një prokurori dhe një personazhi të krimit të organizuar është e paqartë.

Por në shtator 2023, ky udhëtim ngriti pikëpyetje për pastërtinë e figurës së prokurorit Bledar Mustafaraj në procesin e tij të vetingut, sipas dokumentit të rezultatit të hetimit administrativ.

Gjithsesi, këto të dhëna nuk u ballafaquan në shqyrtim administrativ, pasi Mustarafaj vendosi të largohej nga sistemi i drejtësisë me dorëheqje.

Heqja dorë nga statusi i magjistratit gjatë procesit të vetingut i penalizon zyrtarët që të punojnë në sistemin e drejtësisë për një periudhë 15-vjeçare.

Megjithatë, kjo ndalesë nuk e pengoi ish-prokurorin Bledar Mustafaraj që të fitonte pozicionin e kreut të Drejtorisë Juridike në Kontrollin e Lartë të Shtetit dhe të rikthehej në skenën publike si një ekspert i nivelit të lartë në komisionin “antikorrupsion” të drejtuar nga Fatmir Xhafaj.

Ish-prokurori Bledar Mustafaraj i tha BIRN përmes një bisede telefonike se “këto të dhëna nuk iu nënshtruan verifikimit dhe vlerësimit nga ana e KPK-së”, ndërsa pretendoi se rezultati i hetimit ndaj tij nuk duhej të ishte publik dhe kërkoi të mësonte burimin e informacionit.

I pyetur për lidhjet e tij me Çapjan dhe rolin në komisionin “antikorrupsion”, Mustafaraj tha: “nuk kam koment”.

Skënder Topi, ish-dekan dhe ish- rektor për dy mandate në universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit pretendoi për BIRN se nuk “kishte lidhje me atë udhëtim”.

Kryetari i KLSH-së, Arben Shehu i tha BIRN se Mustafaraj kishte aplikuar dhe ishte shpallur fitues për pozicionin e drejtorit të Drejtorisë Juridike “pasi ka plotësuar kriteret e vendosura nga institucioni”.

Kreu i Komisionit “antikorrupsion”, Fatmir Xhafaj dhe Kuvendi i Shqipërisë nuk iu përgjigjën pyetjeve të BIRN mbi procesin e rekrutimit të Mustafarajt në pozicionin e ekspertit si dhe procedurën e ndjekur për përzgjedhjen dhe verifikimin e ekspertëve.

Komisioni i posaçëm parlamentar “Për thellimin e Reformave për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian”, i njohur gjerësisht si komisioni “antikorrupsion”, është një nismë e kryeministrit Edi Rama, e cila ka sipas tij për qëllim forcimin e shtetit të së drejtës dhe reformimin e institucioneve në luftën kundër korrupsionit.

Mes 91 ekspertëve të komisionit “antikorrupsion” figuron edhe emri i ish-prokurorit të Elbasanit, Bledar Mustafaraj, tashmë në pozicionin e drejtorit të Drejtorisë Juridike të KLSH-së. Sipas këtij dokumenti, Mustafaraj figuron në shtyllën e dytë të veprimtarisë së komisionit, atë të antikorrupsionit.

Bledar Mustafaraj përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2005 dhe punoi deri në vitin 2021 në Prokurorinë e Rrethit të Elbasanit. Në periudhën mars 2021- nëntor 2023, ai punoi si magjistrat i komanduar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë si përgjegjës i sektorit të së Drejtës Penale në Drejtorinë e Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë.

Procesi i vetingut për Mustafarajn u përmbyll më 7 nëntor 2023 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit me vendimin për ndalimin e ushtrimit të funksionit për një periudhë 15-vjeçare pranë institucioneve të drejtësisë.

Në qershor 2024, Mustafaraj u emërua drejtor i Drejtorisë Juridike në Kontrollin e Lartë të Shtetit.

Sipas dokumentit të rezultateve të hetimit administrativ të KPK-së për subjektin e rivlerësimit, Bledar Mustafaraj, veç gjetjeve në kriterin e pasurisë dhe profesionalizmit, është konstatuar dhe një kontakt i papërshtatshëm i tij me një person të përfshirë në krim të organizuar -rrethanë që nuk është deklaruar nga subjekti në deklaratën e pastërtisë së figurës.

Edhe pse Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, DSIK, dorëzoi në KPK dy raporte pozitive për Mustafarajn, ishte një informacion i depozituar nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit që ndryshoi rrjedhën e hetimit të tij administrativ në kriterin e figurës.

Bazuar në këtë informacion, KPK i kërkoi Policisë së Shtetit të dhënat e sistemit TIMS për Ardian Çapjan dhe dy familjarë të tij.

Ardjan Çapja është një personazh i krimit të organizuar në qytetin e Elbasanit, i dyshuar se është përfshirë në një sërë përplasjesh të rënda përgjatë dy dekadave të fundit. Çapja u dënua me burgim të përjetshëm në nëntor të vitit 2023 për një vrasje të dyfishtë të vitit 2012 – ku viktimat babë e bir u qëlluan për vdekje brenda shtëpisë së tyre.

Bazuar në të dhënat e rezultuara nga sistemi TIMS për udhëtimin e Mustafarajt në shoqërinë e Çapjas, avokatit të tij të ndjerë Ravik Gurra dhe ish-rektorit të Universitetit të Elbasanit, Skënder Topi, KPK ka konstatuar se ‘ish-prokurori Bledar Mustafaraj ka kontakte me një person të përfshirë në veprimtari kriminale”.

Në përfundim të hetimit administrativ paraprak, Mustafarajt i është kërkuar që të japë shpjegime për kontaktet me Ardian Çapjan si dhe për mosdeklarimin e këtij fakti në deklaratën e kontrollit të figurës sipas përcaktimeve të ligjit për vetingun e magjistratëve.

Po ashtu, atij i është kërkuar qëndrim lidhur me konstatimin se kontaktet me Çapjan mund ta vendosin atë nën presion dhe se cenojnë etikën e magjistratit.

Për arsye të dorëheqjes së Mustafarajt nga detyra e prokurorit, hetimi administrativ i KPK për këtë subjekt rivlerësimi nuk u përmbyll dhe nuk u arrit në konkluzione përfundimtare për gjetjet e konstatuara në të tre kriteret.

TË LIDHURA

Protesta kombëtare më 17 prill, Berisha thirrje qytetarëve: Të bëhemi bashkë kundër hajdutëve…
Aktualitet

Protesta kombëtare më 17 prill, Berisha thirrje qytetarëve: Të bëhemi bashkë kundër hajdutëve…

13:19 | 11/04/2026
“Shpërthen” kufiri në Bllatë! Qytetarët vërshojnë drejt Maqedonisë për naftë më të lirë
Aktualitet

“Shpërthen” kufiri në Bllatë! Qytetarët vërshojnë drejt Maqedonisë për naftë më të lirë

13:18 | 11/04/2026
Tenderi 2.2 mln €/ SPAK kërkon pushimin për ish-kreun e Prokurimit
Aktualitet

Tenderi 2.2 mln €/ SPAK kërkon pushimin për ish-kreun e Prokurimit

12:38 | 11/04/2026
Next Post
“Tym i bardhë” për rinovimin e Kvara-s, propozimi i Napolit

“Tym i bardhë” për rinovimin e Kvara-s, propozimi i Napolit

Avokatët kundër SPAK, Maks Haxhia: U shkel ligji me kontrollin në zyrën e prokurores Gerta Domi

Avokatët kundër SPAK, Maks Haxhia: U shkel ligji me kontrollin në zyrën e prokurores Gerta Domi

‘Tronditëse në Vlorë’, prej 10 ditësh gruaja fle me trupin e pajetë të nënës, kushërira: U u rrah nga vëllezërit

'Tronditëse në Vlorë', prej 10 ditësh gruaja fle me trupin e pajetë të nënës, kushërira: U u rrah nga vëllezërit







JU REKOMANDOJMË

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026




TË FUNDIT

Protesta kombëtare më 17 prill, Berisha thirrje qytetarëve: Të bëhemi bashkë kundër hajdutëve…
Aktualitet

Protesta kombëtare më 17 prill, Berisha thirrje qytetarëve: Të bëhemi bashkë kundër hajdutëve…

by mirseda
13:19 | 11/04/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që të bashkohen në protestën...

“Shpërthen” kufiri në Bllatë! Qytetarët vërshojnë drejt Maqedonisë për naftë më të lirë

“Shpërthen” kufiri në Bllatë! Qytetarët vërshojnë drejt Maqedonisë për naftë më të lirë

13:18 | 11/04/2026
Tenderi 2.2 mln €/ SPAK kërkon pushimin për ish-kreun e Prokurimit

Tenderi 2.2 mln €/ SPAK kërkon pushimin për ish-kreun e Prokurimit

12:38 | 11/04/2026
Goditje e rëndë për Inter, Lautaro Martinez në “PIT STOP” sërish, 20 ditë pushim për kapitenin

Goditje e rëndë për Inter, Lautaro Martinez në “PIT STOP” sërish, 20 ditë pushim për kapitenin

12:35 | 11/04/2026
“Trump bie dakord”/ Akuza: Netanyahu ka bërë presion për sulm ndaj Iranit

“Trump bie dakord”/ Akuza: Netanyahu ka bërë presion për sulm ndaj Iranit

12:21 | 11/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com