Një sherr banal ka përfunduar në përdorimin e armëve në Vlorë. Një 43-vjeçar i dyshuar me inicialet A.Sh., ka shkuar në lavazh për të larë makinën por lavazhieri e ka refuzuar pasi kishte shumë punë.
Kaq i është dashur që të nxjerrë armën dhe të qëllojë në ajër, e më pas të largohet me shpejtësi.
Policia është vënë në kërkim të tij, ndërsa po merret në pyetje lavazhieri.
“Me datë 31.12.2021, rreth orës 11:24, në lagjen “Ujë Ftohtë”, jashtë një lavazho, dyshohet se shtetasi A.Sh, 43 vjec, ka qëlluar një herë në ajër me armë zjarri dhe është larguar me shpejtësi”, thuhet në njoftimin e policisë.