E mërkurë, 13 Tetor, 2021
15.5 C
Tirana

Ka lëvizje në PD për të hequr Berishën/ Curi: Ja çfarë pritet të bëjë Yuri Kim

Analisti i njohur Arjan Curi, deklaroi se brenda Partisë Demokratike ka një lëvizje për të hequr ish-kryeministrin dhe deputetin e zgjedhur nga zgjedhjet e 25 prillit, Sali Berisha. Deklarata e Curit u bë mbrëmjen e sotme në emisionin ”Zonë e Lirë” në Tv Klan.

Sipas tij, do mundohet të gjendet diçka si hapja e ndonjë çështje që mund të implikojë Berishën. Curi shtoi se në muajin shtator, pritet që ambasadorja amerikane Yuri Kim të dalë dhe me emra për personat që nuk duhet të jenë në parlament.

Ish-kryeministri Sali Berisha, u shpall person ”non grata” nga SHBA-të më 19 maj, por ai nuk pranoi ta lërë mandatin e deputetit, duke akuzuar dhe paditur për shpifje Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Arjan Curi: Unë di që po lëvizin që t’i gjejnë vetë mekanizmat se si mund ta heqin, por pa u dukur, pa dalë në pah. Ka një lëvizje të madhe në PD që të gjejnë mënyra si ta heqin Berishën, por pa u dukur vetë. Pra t’i heqim gështenjat nga zjarri me mashën e tjetrit. Me drejtësinë duan ta bëjnë. Do të mundohen që të hapin një çështje. Në Shtator ka zëra brenda PD-së që ambasadorja amerikane do dalë me emër kësaj radhe që “Berisha s’duhet të jetë, Berisha s’duhet të jetë”. Mund të ketë një lloj iniciative ligjore për të amenduar ligjin për dekriminalizimin . Ligji për dekriminalizimin në nenin 2, pika 2 ka një klauzolë ku pengon njerëzit që të marrin poste zyrtare kur kanë ekspuls nga vende të ndryshme për arsye se cënojnë sigurinë e atyre vendeve. Po e amenduan ligjin, mjafton të shtojnë një non grata mbrapa. Non grata dhe dëbimi janë afër njëra tjetrës. Nëse Rama amendon këtë ligj dhe shton non grata, atëherë bie automatikisht, ia heq KQZ. Në PD janë shumë të interesuar për këtë gjë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Sa do të shtrenjtohet energjia?

Qoftë për ngrohje, furnizim me karburant, apo për faturën e energjisë elektrike: konsumatorët duhet të paguajnë gjithnjë e më shumë para për energji. Cilat...

Si po tallet Sali Berisha me viganët e historisë

Nga: Pajtim Bello Sali Berisha, si në fillimet e 1991, kërkon të sëmbojë demokratët e Kukësit duke evokuar historinë e trevës së tyre. Sjellje tipike...

Mashtrimi me kreditë/Lihet në burg infermierja, lirohet bashkëpunëtorja

Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi vendimin "arrest me burg" për infermieren Elisabeta Bardhollari dhe "arrest shtëpie" për Orjada Hoxhën, pasi akuzohen për...

I mori jetën gruas në sy të foshnjes/Piloti 33-vjeçar nuk kishte bashkëpunëtor

Autoritetet greke kanë dalë në përfundimin, se në krim për vrasjen e 20-vjeçares Caroline Crouch në muajin maj në Greqi është i shoqi 33-vjeçar,...

Herët a vonë të gjithë do të thonë: E dua Doktoreshë Albanën

Nga: Lorenc Vangjeli Doktoreshë Albana Fico është një emër shumë i njohur në Tiranë. Në një kohë tjetër, ajo dhe shumë kolegë të tjerë si...