Gazetarja Klodiana Lala ka konfirmuar se në Britaninë e Madhe, ka shkuar zëri i Agron Hysenit dhe jo i Geron Xhafës sipas Prokurorisë. Po kështu ajo ka shtuar se Prokuroria është në vështirësi për të provuar këtë skenar ose të kundërtën e tij, nisur vetëm nga dëshmitë. Ajo tregoi se ekziston një dëshmi pro dhe një kundra.
Çfarë ka ndodhur?
Albert Veliu pasi ka marrë kontakt me gazetarin Jetmir Olldashi, ka bërë një bisedë paraprake. Ka realizuar dhe regjistruar në telefonin e tij, zërin e shtetasit Agron Hyseni. Ka shkuar me këtë zë duke pretenduar se bëhej fjalë për vëllain e ministrit të Brendshëm. Pasi ka takuar gazetarin Olldashi, ka shkuar në SHISH. Pasi ekziston një raport i SHISH të dërguar në Prokurori, ku presupozohet që shtetasi Veliu kishte informacion për një grup të strukturuar.