Juventusit i mjafton barazimi, kalon në finalen e Kupës

Mjaftoi një barazim 0-0 në Torino që Juventusi të presë biletën e parë për finalen e Kupës së Italisë.

Kampionët e Italisë u kushtëzuan nga fitorja në takimin e parë në “San Siro” 1-2 duke siguruar me llogari kalimin në finalen e trofeut të dytë të rëndësishëm të futbollit italian.

Me eliminimin e sotëm, Interit dhe trajneri Konte i shtrëngrohet akoma më shumë “laku” teksa duhet të shpëtojnë sezonin me kampionatin.

Juventusi pret fituesin e çiftit Atalanta-Lacio për të zhvilluar finalen e Kupës së Italisë. Për trajnerin Pirlo, ekziston mundësia të fitojë trofeun e dytë në karrierën si trajnerin pas triumfit në Superkupën e Italisë.