Juventusin e ndjek fati i keq, ylli i skuadrës infektohet me koron*virus

Një tjetër lajm i keq për Juventusin. Pas pozitivitetit të Aleks Sandros dhe Huan Kuadrados, tani është infektuar me koronavirus dhe Matijs De Ligt.

Mbrojtësi holandez pas kontrolleve të kryera të tamponit ka rezultuar pozitiv dhe ai menjëherë është vetë-izoluar në banesën e tij.

Këtë lajm e ka konfirmuar vetë klubi bardhezi me anë të një komunikate në sajtin e saj zyrtar.

“Klubi i Juventusit komunikon se në kontrollet e kryera të tamponit, është vërejtur pozitiviteti me COVID-19 të lojtarit, Matijs De Ligt. Futbollisti është vetë-izoluar.”, përfundon komunikatën Juventusi.