E mërkurë, 8 Dhjetor, 2021
-0.5 C
Tirana

Juventus në ankth, ja kur pritet të kthehet Ronaldo në fushë

Cristiano Ronaldo u detyrua të lëri që në pjesën e parë ndeshjen mes Portugalisë dhe Serbisë pas një dëmtimi që pësoi në pulpë. Menjëherë pas ndeshjes ai ka kryer një rezonancë për të përcaktuar edhe shkallën e dëmtimit.

Rezultati i buletinit mjekësor i publikuar nga Juventus tregon se portugezi vuan nga një tërheqje e lehtë muskulorë në kofshën e djathtë. Nuk është përcaktuar ende një datë fikse për rikthimin e tij, sepse gjendja do të monitorohet ditë pas dite.

Gjithsesi “Sky Sport” bën me dije se 34-vjeçari do të qëndrojë detyrimisht pushim për dy ndeshjet e Serie A, atë ndaj Empoli dhe ndaj Cagliari. Ndërkohë që më 6 prill është sfida me Milan, që është në dyshim sipas medies italiane, por me të gjitha gjasat edhe për këtë ndeshje Ronaldo do të qëndrojë pushim, me synimin për të qenë 100% gati për sfidën me Ajax, më 10 prill, e vlefshme për çerekfinalet e Champions League.

Vetë CR7 i kishte qetësuar të gjithë duke thënë: “Kthehem pas dy javësh”. Kështu, në kohë për sfidën e Champions kundër Ajax.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Prishje pazaresh droge, atentat mafioz ndaj një personi në Tiranë

Blutë e Lezhës, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se disa shtetas po organizonin të kryenin një vrasje, duke përdorur mina me...

8 gra dhe 8 burra: qeveria gjermane hap rrugën për barazi gjinore

Për herë të parë në 16 vjet, Gjermania do të drejtohet nga një burrë. Por megjithëse Angela Merkel po ia dorëzon kancelarinë një pasardhësi...

OBSH: Vaksinat duhet të funksionojnë kundër variantit Omicron

Vaksinat ekzistuese duhet të mbrojnë ende njerëzit që kontraktojnë variantin Omicron nga rastet e rënda të Covid, thotë një zyrtar i Organizatës Botërore të...

Fishekët e Yuri Kim, kapsolla deri më sot…

Nga: Eduard Zaloshnja Pasi Sekretari i Shtetit Blinken e shpalli Berishën persona non grata, Ambasadorja Yuri Kim, tek shkallët e ShQUP-it, u bëri thirrje anëtarëve/votuesve të PD-së...

Escobar me agjendë të qartë kundër korrupsionit, shmanget takimi me Metën

I dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, vjen në Tiranë me një agjendë të qartë kundër korrupsionit të politikanëve shqiptarë. Ambasada e...