E hënë, 10 Gusht, 2020
21 C
Tirana

Juncker: Rreziku i Brexitit pa marrëveshje ‘shumë real’

Më të lexuarat

Pronari i hotelit në Tushemisht nxjerr emrat e dy autorëve të atentateve

Pronari i hotel “Voloreka” në Pogradec, Jetmir Muçllari, ka dhënë emra konkretë se cilët beson ai se fshihen pas dy atentateve në hotelin e...

Kthimi nga zonat bregdetare, Policia: Hiqen 34 patenta, gjobiten 154 shoferë

Policia e Shtetit bën me dije se prej orës 16:00 ka filluar kthimi nga zonat bregdetare, në drejtim të Tiranës dhe Morinës, i pushuesve...

6 persona ndërrojnë jetë në Shqipëri! Ja sa raste të reja u regjistruan

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 6 persona në Shqipëri si pasojë e koronavirusit ndërsa...

U hodh me parashutë në Qafën e Llogarasë, 39-vjeçari përfundon në përrua

Një 39-vjeçar nga Tirana sot në Qafën e Llogarasë është hedhur me parashutë, mirëpo aventura nuk ka përfunduar mirë! Policia bën me dije se shtetasi...

Pandemia/ Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin e 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë regjistruar 124 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri ndërsa 4...

Ekzekutimi i 27-vjeçarit dyshohet të ketë qenë gjakmarrje, ja çfarë gjeti policia në vendngjarje

Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u regjistrua sot në Vaun e Dejës, ku një 27-vjeçar u gjet i pajetë...

Pandemia/ Epidemiologu i njohur: Lajme të mira miqtë e mi

Epidemiologu i njohur Ilir Alimehmeti përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka dhënë disa “lajme të mira” lidhur me pandeminë. Ai sqaron se virusi...

Dy atentate në pak ditë në hotelin në Tushemisht, pamjet e kamerave nga atentati i parë

Pronari i hotelit në Tushemisht, Jetmir Muçllari, ku u regjistruan të shtëna me breshëri mëngjesin e sotëm, ka qenë në shënjestrën e një tjetër...

Ronaldo do të largohet nga Juventusi, zgjedh ekipin e ri

Një fjali e thënë së fundmi nga Cristiano Ronaldo lidhur me sezonin 2019-2020, ka bërë që të lindin aludim për një largim të mundshëm...

Hidhet shorti për raundin e parë të “Champions League”, ja cili është kundërshtari i Tiranës

Është hedhur ditën e sotme shorti për raundin e parë të ndeshjeve të kampionatit “Champions League”. Tirana do të jetë përballë skuadrës gjeorgjiane, Dinamo e...

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker njoftoi gjatë një debati në Parlamentin Evropian të mërkurën se rreziku i një Brexiti pa marrëveshje është ende ‘shumë real’.

“Koha po mbaron,” tha ai në debatin plenar mbi temën e të ashtuquajturës marrëveshje divorci të Mbretërisë së Bashkuar me Bashkimin Evropian.

Junckeri u takua me kryeministrin Boris Johnson në Luksemburg të hënën, hera e parë që të dy patën një takim formal që kur Johson u bë kryeministër në korrik.

Johnsoni mbetet optimist se Mbretëria e Bashkuar do të dalë nga BE me marrëveshje, por ai ka paralajmëruar në mënyrë të përsëritur se Brexiti do të ndodhë në këtë datë edhe pa marrëveshje dhe pavarësisht që një ligj britanik i kërkon atij të bëjë një shtyrje të afatit të Brexitit, po të mos jetë rënë dakord për një marrëveshje.

Juncker gjithashtu i tha parlamentit, “një Brexit pa marrëveshje mund të jetë zgjedhja e Mbretërisë së Bashkuar, por ajo kurrë nuk do të jetë e jona”.

Kjo ndodhi në një njëjtën ditë, kur kreu i Federatës së Industrive Gjermane, Joachim Lang, bëri të ditur se zgjatja e afatit të daljes së Britanisë së Madhe nga BE do t’u shkaktonte bizneseve gjermane “shpenzime të panevojshme”.

“Asnjë lidhje emocionale” me klauzolën për Irlandën

Pika kryesore e mosmarrëveshjes në negociata mbetet e ashtuquajtura klauzolë irlandeze. Johnsoni e ka refuzuar zgjidhjen, e cila u propozua për herë të parë në marrëveshjen e ndërmjetësuar me ish-kryeministren Theresa May, por negociatorët e BE thonë se ai ende nuk ka ofruar një zgjidhje të zbatueshme si zëvendësim.

Klauzola e Irlandës, e njohur si backstop është përshkruar si një rrjet sigurie për të shmangur një kufi me kontrolle të forta midis Irlandës, e cila do të mbetet anëtare e BE-së, dhe Irlandës së Veriut, e cila do të largohet nga blloku me pjesën tjetër të Mbretërisë së Bashkuar.

“Unë i thashë kryeministrit Johnson se nuk kam asnjë lidhje emocionale me klauzolën backstop,” i tha Junckeri Parlamentit Evropian. “Por e sqarova se kam një lidhje intime me angazhimet e tij. Unë i kam kërkuar kryeministrit të paraqesë, me shkrim, alternativa.”

Kryenegociatori i BE për Brexitin, Michel Barnier, tha se “ne kemi nevojë për zgjidhje legale të zbatueshme. Nuk është e mjaftueshme të shpjegosh pse duhet hequr klauzola e Irlandës.”

Lideri i Partisë Brexit dhe mbështetësi i shquar i Brexitit, Nigel Farage tha gjatë debatit që Barnier “po na mban të bllokuar brenda, ky ishte objektivi i Barnier që nga fillimi”.

Gjatë debatit të së mërkurës, dolën në pah zhgënjime te eurodeputetët, të cilët thonë se po lodhen duke pritur propozime konkrete nga Westminster-i.

Deputeti gjerman Manfred Weber, drejtuesi i Grupit Parlamentar të qendrës së djathtë EPP në Parlamentin Evropian, e përshkroi Brexitin si ‘budallallëk’ dhe shprehu pakënaqësinë e tij për mbylljen aktuale të Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar.

“Brexitasit pretenduan se Westminsteri do të rifitonte kontrollin, por tani ata e mbyllën atë,” tha ai gjatë debatit.

Gjykata Supreme e Mbretërisë së Bashkuar do të vendosë në ditët në vijim nëse vendimi i Johnsonit për të mbyllur përkohësisht parlamentin ishte i paligjshëm.

Pas debatit të së mërkurës, Parlamenti Evropian ka vendosur të miratojë një rezolutë, e cila të përshkruajë shqetësimet e Parlamentit në lidhje me daljen e afërt të Mbretërisë së Bashkuar nga BE, e planifikuar aktualisht për në 31 tetor.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

67-vjeçarja gjendet e pajetë në banesën e saj, djali shoqërohet në polici

Polica bën me dije se në Laprakë, është gjetur pa shenja jete në banesë shtetasia V.R., 67 vjeçe, e cila jetonte vetëm me djalin...

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Vendi ditën e sotme do të shoqërohet nga një mot me temperatura të larta. Sipas “MeteoAlb” deri në mesditë moti mbizotërohet nga kthjellime dhe temperatura...

Hoti: Hapja e shkollave varet nga situata epidemiologjike

Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë po përgatisin udhëzuesin për mënyrën e organizimit të vitit të ri...

Zgjidhja 400-vjeçare për të shërbyer në restorante në kohën e pandemisë

Restorante dhe bare të shumtë në Itali kanë rihapur “dritaret e verës”, si pjesë e masave për të kufizuar përhapjen e koronavirusit pas rinisjes...

Kriza ekonomike në Shqipëri gjatë pandemisë

Në Shqipëri, pandemia e Covid-19 po lë pasoja të thella dhe afatgjata në ekonomi. Ekspertët pohojnë se 6 - mujori i parë i vitit shënoi...