Aktualitet

Juglindja pushtohet nga mjegulla/ Policia apel shoferëve: Bëni kujdes


               Publikuar në : 18:41 - 14/01/20 M D

Prej orëve të para të mëngjesit së kësaj të marte, qarku i Korçës është pushtuar nga mjegulla duke krijuar vështirësi në qarkullim.

Edhe gjatë pasdites janë hasur vështirësi në qarkullimin e automjeteve si pasojë e mjegullës.

Policia Rrugore së fundmi u ka bërë apel drejtuesve të mjeteve që të bëjnë kujdes dhe të kufizojnë shpejtësinë si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.

Gjithashtu është bërë thirrje që drejtuesit të shmangin lëvizjet e panevojshme pasi në akset nacionale fushëpamja është e kufizuar.


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT