Kryesore

Ju skadon karta e identitetit? Ministria e Brendshme ka një njoftim me rëndësi

               Publikuar në : 09:46 - 12/01/19 S.N

Ministria e Brendshme ka lëshuar një njoftim me rëndësi për të gjithë shtetasit që u skadon karta e identitetit.

Sipas saj, zyrat e aplikimit për karta ID do të jenë të hapura edhe këtë të shtunë në Tiranë për shkak të fluksit të aplikimeve.

Njoftimi i plotë:

Zyrat e aplikimit për karta ID, të hapura edhe këtë të shtunë në Tiranë

Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, për shkak të fluksit të aplikimeve për karta ID, ka urdhëruar hapjen e gjithë zyrave të aplikimit për Tiranën edhe ditën e shtunë, datë 12 Janar 2019.

Hapja e zyrave edhe në fundjavë, është një mundësi më shumë për gjithë të punësuarit që nuk e kanë të mundur të kryejnë përtëritjen e dokumentit gjatë javës, për shkak të angazhimit në punë.

Ministria e Brendshme fton çdo qytetar të verifikojë skadencën e kartës ID dhe të mos e lërë për ditën e fundit aplikimin!

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT