Ju del testi negativ edhe pse jeni të infektuar? OBSH: Ja çfarë duhet të dini

Një përgjigje negative e testit të Covid-19 nuk do të thotë se nuk jemi të infektuar, për shkak se asnjë test nuk është tërësisht i saktë në 100% të rasteve.

Organizata Botërore e Shëndetësisë në Shqipëri ka bërë disa sqarime për qytetarët, duke u kërkuar që të jenë të kujdesshëm dhe të mos vetëkënaqen nga një rezultat negativ i testit edhe kur kanë dyshime se janë infektuar.

Sipas OBSH-së, përpara se të kërkoni një test, është e rëndësishme të dini saktësisht se çfarë lloj testi ju nevojitet.

“Një përgjigje negative e testit #COVID19 nuk na bën të paprekshëm! Asnjë test nuk është tërësisht i saktë në 100% të rasteve Testet mund të mos i zbulojnë infeksionet që janë ende në fazën e inkubacionit Ju mund të infektoheni pasi keni bërë testin”, shkruan OBSH-ja në rrjetin social, Facebook.