Era që mund të mbajnë këpucët tona në shumicën e rasteve është diçka vërtet e pahijshme që na bezdis gjithmonë. Duhet të jetë shumë e sikletshme nëse shkon në shtëpinë e ndonjë miku dhe ai të lutet t’i nxjerrësh këpucët jashtë. Faktorë të ndryshëm mund ta shkaktojnë erën e pakëndshme të këpucëve, një ndër to është lagështira apo prania e baktereve në çdo ambient.
Për ta pasur gjithmonë nën kontroll këtë situatë të sikletshme, mjafton të ndjekësh tre hapa fare të thjeshtë dhe pa shpenzime:
1-Sodë buke. Spërkati me pak sodë buke në darkë dhe lëri ashtu gjatë gjithë natës. Në mëngjes, pastroji pak dhe vishi.
2-Mbeturina prej letre. Zakonisht janë materiale që përdoren për të bllokuar hapësirat e dyerve, por pse të mos i përdorësh edhe për këpucët? Një sasi letrash të bëra shuk vendosi te këpucët gjatë natës. Ato do të thithin të gjithë lagështirën dhe do ta largojnë erën e keqe të këpucëve.
3-Në akull. Futi këpucët në një qese të erret dhe futi në frigorifer. Temperaturat e ulëta do të vrasin të gjitha bakteret, frigoriferi është mënyra më e mirë për të larguar erën e keqe.