Jordani: 6 persona në spital vdesin si pasojë e mungesës së oksigjenit

Ministri i shëndetësisë i Jordanisë, Nathir Obeidat ka dhënë dorëheqjen, pasi gjashtë persona ndërruan jetë në një spital për shkak të mungesës së oksigjenit.

Kryeministri Bisher al-Khasawneh, i ka kërkuar Obeidat-të jepte dorëheqje pas incidentit të rëndë, shkruan BBC.

Mësohet po ashtu, se mungesa e oksigjenit, e cila zgjati për rreth një orë, thuhet se ndikoi gjithashtu në njësitë e kujdesit intensiv dhe te gratë shtatzëne në spital.  Ndërkohë, që sipas ministrit shkaqet e mungesës së oksigjenit ende nuk janë të qarta.

“Nuk është ende e qartë pse kishte një mungesë oksigjeni dhe një hetim është duke u zhvilluar, “-ka thënë Obeidat.

Vdekjet ndodhën në një strukturë të re qeveritare në qytetin e Salt, rreth 14 milje (23 km) në perëndim të kryeqytetit, Aman.