Shqipëria

Jonida Doku: Ky rrugëtim më mbushi me më shumë dashuri për vendin tim


               Publikuar në : 14:48 - 09/11/19 M D

30-vjeçarja Jonida Doku më datën 24.11.2017 u emërua në detyrën e Administratores së Njësisë Administrative nr.11, Bashkia Tiranë.

Së fundmi, përmes një deklarate publike, Doku ka shprehur mirënjohjen dhe falënderimin për të gjithë bashkëpunëtorët e saj në këtë rrugëtim 2-vjeçar.

“Falenderimin e parë e kam për forcën më të madhe politike PS, që më besoi këtë funksion të rëndësishëm në qeverisjen vendore. Ky rrugëtim më mbushi me më shumë dashuri për vendin tim”, deklaron 30-vjeçarja.

Po ashtu ajo i uron shumë suksese Gjergj Prebibajt në detyrën e re.

Fjalën e saj e ka mbyllur me një thënie të Volterit: “Çdo njeri është fajtor për të gjitha të mirat që s’ka bërë”.

Reagimi i plotë i Jonida Dokut, i bërë publik nga Njësia Administrative Nr.11:

“Të dashur banorë,

Asnjë detyrë nuk është më urgjente se të jesh mirënjohës!

Jam shumë e lumtur që ju bashkova ekipit të #BashkisëTiranë në një kohë kur ky institucion po lulëzon nga pikëpamja e investimeve në infrastrukturë, nga mënyra se si ky qytet po bëhet çdo ditë e më shumë i jetueshëm nga qendra deri në njësitë më periferike të saj.

Të jesh një njeri i zakonshëm i këtij vendi dhe të besojnë një detyrë në qeveri do të thotë se, ky vend po jeton në demokraci ndaj falenderimin e parë e kam për forcën më të madhe politike PS, që më besoi këtë funksion të rëndësishëm në qeverisjen vendore.

Vizioni i Kryetarit #ErionVeliaj për të ndërtuar një qytet europian do të sillte shumë shpejt ndryshimin dhe për njësinë tonë, që ndër vite ishte njësia e hesapeve politike dhe dukej sikur koha kishte ndaluar vetëm për këtë njësi urbane të qytetit, duke i sjellë një shpërblim shumë të vonuar këtij komuniteti që kaq shumë meriton.

Për herë të parë si përfaqësuese femër dhe banore autoktone e zonës, më ngarkohet me besim të lartë një detyrë shumë fisnike, ajo e të shërbyerit në një publik të gjerë dhe kaq heterogjen.

Ky rrugëtim më kërkoi pa mëshirë sakrifica të jashtëzakonshme më sfidoi si njeri dhe profesionalisht, nuk kërkonte burrëri por mbase “një dorë të hekurt të veshur me një dorezë mëndafshi”, mbi të gjitha më mbushi me më shumë dashuri për vendin tim, duke u ndjerë e dobishme përtej vetes.

Më besoni, kurrë nuk do ja kisha dalë pa kërkuar modelin dhe pa gjetur mbështetjen e Kryetarit #ErionVeliaj, të cilin e falenderoj përzemërsisht.

Mendova se më priste një rrugë e gjatë, nga këtu thërriste një nevojë e madhe për punë publike, për standard të ri shërbimi qytetar dhe vëmendje ndaj halleve dhe problemeve të 25 – viteve që kalonin me përgjigjen tipike “nuk kemi asgjë në dorë, e kemi përcjellë lart”.

Mbështetja e jashtëzakonshme e Drejtorisë së Punëve Publike, bëri që dy kantier ndërtimi të shtoheshin në zonën e Bregut të Lumit dhe zonën e Kodër Kamzës që po rikualifikojnë dy blloqe të rëndësishme banimi ku pritej asfaltim prej 30 vitesh, përmbushëm kërkesën për Zyra Shërbimi të reja të NJA11 dhe Bibliotekë dinjitoze për fëmijët dhe të rinjtë e zonës.

Ndërmarrjet DPN1, DPN2, DPN3 dhe APR ose më shqip “bletët punëtore të qytetit” ofruan në këto dy vite një nivel shërbimi 38% më shumë se e gjetëm dy vite më parë.

Nëse do kuptonim RËNDËSINË E NJË SHËRBIMI në: sinjalistikë, ndriçim, kapak pusete, pika grumbullimi të mbetjeve urbane, të një dere shkolle, palestre apo këndi lojërash… më shumë se DJE, apo KUJDESIN E SHTUAR për pastërtinë, gjelbërimin në çdo cep të njësisë ku nuk kishte mbërritur as fshesa më parë, kam bindjen që do jepnim çdo ditë një kontribut më të fortë si qytetarë në mirëmbajtjen e veprave publike dhe respektimin e hapësirave të përbashkëta që i përkasin territorit të njësisë tonë.

Shtuam radhët e partnerëve, OJF/Subjekte biznesi, nxitëm frymën e vullnetarizmit, trokitëm në shumë dyer për shumëçka i lipsej nevoja këtij komuniteti me problematika të mprehta sociale.

Befas, kupton që disa probleme morën udhë në dy vjet, në këtë moment shpreson që ky mundim të ketë përmbushur misionin tim dhe besimin tuaj.

Faleminderit nga zemra ekipit model të punëve publike dhe sociale: Malvina, Juli, Iliri, Rabija, Zina dhe Agia.

Stafit të duruar shpesh herë për orët e zgjatura të punës, Zyrës së Gjendjes Civile: Isufi, Afërdita, Shkurta, Anjeza dhe Erisilda. Stafit me misionin delikat në raport me qytetarët: Eltoni, Alketa, Flutura, Arta, Arbeni, Denada dhe Irma. Stafit punëtor të Shërbimeve Mbështetëse: Xhovalini, Agimi, Azemi dhe Monda.

Faleminderit strukturës më të rëndësishme zërit të vërtetë të banorëve, ndërlidhësit me komunitetin: Moza, Eqeremi, Kujtimi, Besniku, Ndue, Dilaveri, Naimi, Hashimi, Bedriu, Lazami, Tofiku, Abedini, Kaloshi, Goxho, Nevzati, Sena, Rushani, Nika, Pëllumbi, Gëzimi dhe Suriu.

Faleminderit Shtabit të PS të NJA nr.11, që punuat fort për ta rënditur NjA nr.11, ndër të parat nga njësitë urbane të Tiranës në zgjedhjet e vështira atipike vendore.

Faleminderit çdo socialisti dhe bashkëudhëtari besnik për mbështetjen e pakushtëzuar!

Shumë suksese Gjergj Prebibajt! Urimet më të mira për ty në këtë detyrë dhe shumë mbarësi.

E mbyll me një thënie të Volterit:

“Çdo njeri është fajtor për të gjitha të mirat që s’ka bërë”

Të dashur banorë pranoj dhe unë fajin tim për të gjitha të mirat që nuk arrita të bëj!

Përulësisht, Jonida DOKU.

#NjesiaAdministrativeNr11

#BashkiaTiranë

[FotoEVitit2019]”.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT