Joe Jonas i ‘shantazhuar’ nga bashkëshortja e tij Sophie Turner

Sophie Turner i dha Joe Jonas-it një ultimatum para se të fillonte të dilte me të.

Këngëtari 30-vjeçar zbuloi se aktorja, e njohur më së shumti falë serialit ‘Game of Thrones’, është një super fanse e ‘Harry Potter’. Ky pasion është aq i fortë saqe e pengonte ate te frekuentohej me djem që nuk e kishin parë serialin e bazuar në librat e shkrimtares J.K. Rowing.

Gjatë emisionit ‘The Late Late Show with James Corden’, Joe tha: “Sophie më tha se nëse do të dalesh me mua, duhet të shohesh më parë filmat e Harry Potter.

Cdo vit në Mbretërinë e Bashkuar për Krishtlindje ata ritransmetojnë të gjithë Harry Potter, dhe kështu vendosa ti shihja.

Joe gjithashtu pranoi se ishte befasuar nga filmat dhe shtoi se Sophie në këmbim të kësaj
pa të gjithë serilin e ‘Lordit të Unazave’, për të cilën ai është një fans.

Tani çifti, i cili u martua vitin e kaluar dhe që sipas thashethemeve të fundit presin së bashku fëmijën e tyre të parë, po e kalojnë karantinën duke shikuar filma dhe seriale televizive, por edhe duke luajtur me Lego.