E hënë, 24 Janar, 2022
3.5 C
Tirana

Joe Biden: Luf*a në Afganistan ka përfunduar! Talebanët pretendojnë fitoren

Presidenti amerikan Joe Biden ka mbrojtur vendimin e tij për të tërhequr trupat amerikane nga Afganistani – një veprim që çoi në rikthimin e militantëve talebanë në pushtet.

“Qëndrimi më i gjatë nuk ishte një opsion”, tha Biden në një fjalim drejtuar kombit, një ditë pas përfundimit të një pranie 20-vjeçare amerikane në Afganistan.

Ai vlerësoi trupat për organizimin e një transporti ajror të më shumë se 120.000 njerëzve që dëshironin të largoheshin nga regjimi taleban.

Militantët islamikë kanë festuar atë që ata e quajnë fitore.

Trupat e udhëhequra nga SHBA-ja shkuan në Afganistan në 2001, duke dëbuar talebanët pas sulmeve shkatërruese të 11 shtatorit, për të cilat fajësohet Al-Kaeda-një grup xhihadist militant i bazuar atëherë në vendin aziatik.

Biden është kritikuar gjerësisht – ‘në shtëpi’ dhe nga aleatët e tij – për mënyrën e papritur të tërheqjes nga SHBA-ja, e cila çoi në kolapsin e papritur të forcave afgane të sigurisë, trupat amerikane kishin stërvitur dhe financuar për vite me radhë.

Militantët talebanë ishin në gjendje të rimerrnin kontrollin e të gjithë vendit brenda 11 ditëve – duke hyrë në kryeqytetin Kabul, më 15 gusht.

Presidenti Biden vendosi gati 6.000 trupa për të marrë kontrollin e aeroportit, për të koordinuar evakuimin e shtetasve të huaj amerikanë dhe afganëve lokalë që kishin punuar për ta.

Mijëra njerëz u mblodhën në aeroportin ndërkombëtar të Kabulit, me shpresën se do të ishin në gjendje të hipnin në një nga fluturimet e evakuimit.

Në fjalimin e së martës, Biden vlerësoi trupat për evakuimin masiv dhe premtoi se do të vazhdojë përpjekjet për të nxjerrë ata amerikanë që ishin akoma në Afganistan dhe donin të ktheheshin – rreth 200 persona në tërësi.

Lexo edhe :   Shtetet e Bashkuara pezullojnë 44 fluturime të linjave ajrore kineze

Por lideri amerikan mbrojti fuqishëm lëvizjen e tij për t’u tërhequr.

“Unë nuk do ta zgjas këtë luftë përgjithmonë, dhe nuk do të zgjas një dalje përgjithmonë”, tha Biden, duke shtuar: “Lufta në Afganistan tani ka përfunduar”.

Ai tha se SHBA-ja nuk kishte nevojë për trupa në terren, për të mbrojtur veten.

Joe Biden u përpoq të “kthente faqen” nga një muaj kaosi dhe vdekjeje në Afganistan dhe, më gjerë, nga 20 vjet përpjekje përfundimisht të kota të SHBA-së për pushtim dhe ndërtim kombi.

Ndonjëherë ai dukej mbrojtës, duke vënë në dukje se amerikanët ishin paralajmëruar 19 herë të dilnin nga Afganistani para tërheqjes së ushtrisë amerikane në gusht. Ai akuzoi udhëheqësit afganë, aleatë nga të cilët SHBA-të vareshin, për “korrupsion dhe keqpërdorim”. Dhe ai fajësoi administratën Trump për negocimin e asaj që ai e karakterizoi si një marrëveshje tërheqjeje joadekuate me talebanët. Ai tha se Shtetet e Bashkuara nuk kishin interes jetik për Afganistanin, dhe u përpoq të riformulojë politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara si më pak të varur nga dislokimet ushtarake dhe më shumë nga diplomacia dhe bashkëpunimi ndërkombëtar për t’u përballur me kundërshtarët si Kina dhe Rusia.

Lexo edhe :   Armët vdekjeprurëse amerikane mbërrijnë në Ukrainë

Sondazhet e opinionit publik tregojnë se amerikanët ende mbështesin tërheqjen e SHBA-së nga Afganistani, megjithëse shumë janë të pakënaqur me mënyrën se si Biden mbikëqyri daljen. Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë thonë se shpresojnë, me kalimin e kohës, që kombi të jetë mirënjohës për atë që arriti presidenti, dhe të harrojë detajet se si përfundoi.

Burimi i lajmit: BBC. Përshtati Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Zgjedhjet e nxehta të 6 marsit, 10 pritshmëritë për 6 bashki

Nga: Roland Qafoku Vendimi për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit më shumë duket si një pushim i detyruar i kërkuar nga trajneri në...

Recitoi mes dëborës/Meta: Vargjet e mia shqetësuan çunat e “Ballkanit të Hapur”

Kreu i Shtetit, Ilir Meta, është pyetur nga gazetarët sot për recitimin që bëri së fundmi në Korçë, ndërsa në qytetin juglindor kishte nisur...

Meta i përgjigjet “dhëmbë për dhëmbë” Ramës

Pa humbur kohë, presidenti Meta i është përgjigjur thumbave të kryeministrit Rama. Presidenti Ilir Meta i ktheu përgjigje deklaratave të Ramës, se më 6...

“Kreu i FSHF”, Meta: Dënoj çdo ndërhyrje të politikës, që synon shantazhimin!

Ndërsa foli për mediat pas homazheve te shtatorja e Ismail Qemalit, në bulevardin Dëshmorët e Kombit, Kreu i Shtetit, Ilir Meta është prononcuar edhe...

U ekzekutua nga një i mitur për hakmarrje, zbardhet ngjarja e rëndë në Lezhë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën. Një person është qëlluar për vdekje në fshatin Manati. Bëhet me dije se ka ndërruar jetë Lekë...