E martë, 27 Korrik, 2021
35.5 C
Tirana

Joe Biden kryeson në votimet e së martës

Gara për emërimin presidencial të Partisë Demokrate është konsoliduar nga një garë e më shumë se 20 kandidatëve ne një konkurrencë në thelb mes dy burrave pas rezultateve të mira të së martës për ish-nënpresidentin Joe Biden dhe senatorin nga Vermonit, Bernie Sanders.

Joe Biden fitoi në nëntë shtete, përfshirë edhe Teksasin, ku fitorja e tij ishte befasi meqë anketat e hershme e nxirrnin zotin Sanders si kryesues.

Ai doli shumë mirë gjithandej jugut duke fituar në Virgjinia, Karolinën e Jugut, në Alabama, Oklahoma, Tennessee dhe Arkansas sikurse edhe në Minnesota dhe Massachusetts.

Bernie Sanders fitoi në Kaliforni, në Kolorado, në Utah si dhe në Vermont.

Të mërkurën në mëngjes ende nuk ishte e qartë se cili mund të ketë fituar në Maine.

Më shumë se 1300 delegatë përcaktohen në votimet paraprake të Super të Martës, pra rreth një e treta e delegatëve që do të marrin pjesë në Konventën Kombëtare Demokrate që mbahet në verë. /Voa

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Raporti i OSBE-ODIHR në çarkun e ndërkombëtarëve të Tiranës

Nga Andi Bushati Raporti përfundimtar i OSBE- ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit, i cili u publikua për arsye të paqarta me shumë orë vonesë...

Aksion si në filma/”Policia, hape derën”, shënjestra u ikën nga “duart”

Një makinë e cila u shpëton policëve, dhe një gazetar që e shtrijnë në tokë vetëm sepse filmoi operacionin. Ka qënë kjo skena që...

Nostalgji futbolli/ Henry flet për Messin: “Nuk di nëse Ronaldo do e bënte…”

Thierry Henry në një intervistë me Rio Ferdinand: "Nuk e di nëse e keni parë ndonjëherë Ronaldon të bëjë atë që dot'ju them për Messin...

Studimi/ Muzika i ndihmoi njerëzit të përballonin pandeminë

Dpa/ Një studim me më shumë se 5,000 njerëz të karantinuar në tre kontinente tregoi se më shumë se gjysma prej nesh përdori muzikë...

Po filmonte aksionin e policisë/ Gazetari: Më shtrinë barkas…

Një situatë e sikletshme i ka ndodhur gazetarit të “News24” Ergys Gjençaj, i cili është shoqëruar nga policia, pasi filmoi një aksion të uniformave...