E martë, 26 Janar, 2021
9 C
Tirana

Jo vetëm 3 vjet pezullim, jepet arrest shtëpie për presidentin e Kamzës

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën “arrest shtëpie” për presidentin e Kamzës, Naim Qarri lidhur me dhunën në ndeshjen Kamza-Laçi.

Jo vetëm kaq, por Komisioni i Disiplinës është treguar i pamëshirshëm lidhur me rastin, duke përjashtuar Kamzën nga kampionati. Po ashtu, presidenti i Kamzës Qarri është pezulluar 36 muaj nga çdo aktivitet futbollistik si dhe është dënuar me gjobën 100 mijë lekë.

“Zyrtari i FK “Kamza”, Naim Qarri, për dhunë ndaj zyrtarit të ndeshjes duke e goditur me grusht, në bazë të nenit 49/2/b) dhe 49/3 të KDS, dënohet me 36 (tridhjetë e gjashtë) muaj pezullim nga çdo aktivitet futbollistik si dhe gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek. Në bazë të nenit 20 dhe 21 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet e Republikës së Shqipërisë si dhe hyrja në dhomat e zhveshjes dhe territoret përreth fushave të lojës apo stolat e rezervave”, thuhet në vendimin e marrë nga Komisioni i Disiplinës për Qarrin.

Po ashtu, Gjykata e Tiranës ka dhënë masën “detyrim paraqitje” për drejtorin sportiv të Kamzës Andi Matraxhiun, shefin e klubit të Kamzës, Albert Banën dhe për tifozin Erald Gjashi.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

I doli emri tek përgjimet, Ilir Kulla i çon mesazh gazetarit live në emision

Ilir Kulla, këshilltari i presidentit Ilir Meta, ka reaguar pas publikimit të emrit të tij në përgjimet e Ndraghetës në Itali. Gjatë emisionit “Opinion”, Kulla...

Gazetarja Lala: Antonio Gallo ka hyrë dhe ka dalë me dhjetëra herë në Shqipëri

Gazetarja Klodiana Lala, ka dhënë detaje të tjera në lidhje me përgjimet e antimafias italiane, ku flitej për politikanë shqiptarë të lidhur me Ndrangheta-n. Ajo...

Përgjimet/ Lubonja: Deklaratë e poshtër e ambasadorit italian, bashkëfajtor

Analisti Fatos Lubonja, e ka cilësuar të poshtër deklaratën e ambasadorit italian, Fabrizio Buçi, i cili reagoi në lidhje me përgjigjet e Antimafias italiane...

Kreshnik Spahiu: Ndragheta nuk hyn tek ne sepse ka frikë nga mafia shqiptare

Juristi i njohur, Kreshnik Spahiu ka dhënë një ide tjetër lidhur me përgjimet e antimafias për lidhjet e Ndrangheta-s me mafien shqiptare. Sipas tij, Ndrangheta...

Aksident në Vlorë, humb jetën punonjësi i policisë (Emri)

Një aksident i rëndë nga ndodhur në qytetin e Vlorës, ku për pasojë ka humbur jetën një punonjë i policisë. Në aksident janë përfshirë dy...